BBCAlbanian.comNews image
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ekipi i Unitetit pesimist për takimin e Brukselit
Delegacioni shqiptar në takimin e Londrës (arkiv)
Ekipi i Unitetit thotë pavarësia është e vetmja zgjidhje kompromisi.
Ekipi i Negociuesve te Kosovës do të riparaqesë edhe njëherë Traktatin për fqinjësi të mirë me Serbinë pas zgjidhjes së statusit, në takimin e paraparë të mbahet më 14 Tetor në Bruksel.

Ekipi Negociuesve të Kosovës ka deklaruar të enjten se nuk pret asnjë rezultat konkret nga takimi në Bruksel dhe e ka kritikuar palën serbe për joseriozitet në bisedime.

Përfaqësuesit shqiptarë kanë përsëritur qëndrimin se bisedimet kanë të bëjnë me të ardhmen e popullit të kosovës dhe se pavarësia e saj është e vetmja zgjidhje kompromisi.

Takimi i Prishtinës dhe Beogradit do të zhvillohet në Bruskel ditën e diel dhe do të shënojë takimin e dytë me radhë të drejtpërdrejtë mes të dyja palëve pas atij të New Jorkut nga fundi i shtatorit.

Pritet që Beogradi zyrtar të mbajë qëndrimin e tij se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se asaj do t'i ofrohet autonomia e zgjeruar në kuadër të Serbisë.

LOKALE
E ardhmja e Kosovës
17 gusht 2006 | Analiza
Sejdiu optimist për pavarësinë
10 tetor 2007 | Rajoni
Thaçi për vizitën në Londër
09 tetor 2007 | Rajoni
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>