BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 11 tetor 2007 - 08:06 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Franca dhe Rusia për statusin e Kosovës
Sarkozi dhe Putin në takimin e së mërkurës
Sarkozi dhe Putin në takimin e së mërkurës.
Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, pas takimit me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Evropa dhe Rusia dëshirojnë të gjejnë një zgjidhje për statusin e Kosovës e cila nuk do ta poshtëronte asnjërën palë.

Presidenti francez theksoi se është e rëndësishme që Evropa të mbetet e bashkuar kur është në pyetje Kosova. Ai ka shtuar se Kosova është kryesisht çështje e Evropës.

Ndërkaq presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është pajtuar me homologun e tij francez se Kosova është çështje e Evropës dhe problemi duhet të zgjidhet në atë mënyrë që askush të mos mbetet i poshtëruar.

Deklaratat e të mërkurës të bëra nga presidenti i Francës dhe ai i Rusisë shënojnë hapin e parë drejt ngushtimit të dallimeve ndërmet qëndrimit të Parisit që mbështet pavarësinë e Kosovës dhe Moskës që e kundërshton atë.

Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ka thënë se presidenti Putin nuk ishte i mbyllur për kompromisin për statusin e Kosovës, por se duhet marrë parasysh ndjeshmëria e serbëve ndaj kësaj çështjeje.

LOKALE
E ardhmja e Kosovës
17 gusht 2006 | Analiza
Sejdiu optimist për pavarësinë
10 tetor 2007 | Rajoni
Thaçi për vizitën në Londër
09 tetor 2007 | Rajoni
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>