|
Ekipi Negociator i Kosovës në Londër | |||||||||||||||||||||||
Ekipi Negociator i Kosovës është të martën në Londër ku të do të takohet me shefin e diplomacisë britanike, David Milliband. Vizita e Ekipit Negociator në Londër realizohet pak ditë para se udhëheqësit më të lartë kosovarë dhe ata serbë të zhvillojnë në Bruksel, më 14 tetor, takimin e dytë të drejpërdrejtë në kuadër të bisedimeve shtesë për statusin e Kosovës, të udhëhequra nga treshja SHBA-BE-Rusi. Gjatë vizitës në Londër, Ekipi Negociator i Kosovës pritet të kërkojë nga Britania e Madhe që të luajë një rol dinamik në kuadër të Bashkimit Evropian për zgjidhjen sa më të shpejtë të statusit Para nisjes ata kanë thënë se Kosova nuk mund të krahasohet me Bosnjën, duke iu përgjigjur deklaratës së ndërmjetësit evropian Wolfgang Ischinger. Në KS të OKB-së pritet që sot të raportojë shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker. Një anëtar i Ekipit Negociator të Kosovës, Veton Surroi, ka vlerësuar qëndrimin britanik në mbështetje në pavarësisë. "Mbretëria e Bashkuar ka një qëndrim të avancuar (për statusin e Kosovës), këtë e ka shprehur disa herë," tha zoti Surroi. "Shpresojmë që Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të luajnë rolin e vet dinamik brenda Bashkimit Evropian, por ajo që do cekur është domosdoshmëria e një roli shumë më të madh të Gjermanisë në procesin e përcaktimit të statusit," tha zoti Surroi. "Dejton" për Kosovën Ndërkohë, ndërmjetësuesi evropian për statusin, Wolfgang Ischinger, i ka deklaruar një gazete serbe se në fund të muajit nëntor ose në fillim të dhjetorit mund të mbahet një konferencë e ngjashme me atë të Dejtonit për Bosnjën, ku pala kosovare dhe ajo serbe do të diskutonin për statusin e Kosovës. Diplomati gjerman ka thënë se konferenca do të mbahej diku në Evropë, meqënëse Kosova, siç ka thënë ai, është "problem evropian". Zoti Ischinger tha se kjo konferencë do të mbahej vetëm në qoftë se do të ketë material të mjaftueshëm për bisedime ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe në të me siguri nuk do të merrte pjesë Grupi i Kontaktit, por vetëm treshja SHBA-BE-Rusi. Por pala kosovare, sipas anëtarit të Ekipit Negociator të Kosovës, Veton Surroi, është kundër modeleve të reja për zgjidhjen e statusit të Kosovës. "Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në procesin negociator, a do të jetë konferencë, a do të jetë takim një ditor apo pesë ditor nuk luan shumë rol për sa i përket gatishmërisë sonë për të marrë pjesë," tha zoti Surroi. "Por natyrisht ajo që duhet cekur është se nuk do të jetë e mirëpritur nga ana jonë çfarëdo përpjekje që të krijohen modele të reja nga ana e ndërmjetësve ndërkombëtarë. "Ne nuk kemi hyrë në këtë proces për të marrë propozime të reja, të cilat do të ndërtoheshin qoftë mbi paketën e Ahtisarit, qoftë jashtë saj," tha zoti Surroi. Ai tha se bisedimet e deritanishme për statusin e Kosovës kanë dëshmuar se ka shumë pak gjasa për arritjen e konsensusit në Këshillin e Sigurimit për pavarësinë e Kosovës. Ai theksoi se nuk ekziston një rrugë e mesme ndërmjet qëndrimit të palës kosovare për pavarësisë dhe qëndrimit serb për autonomi. Kryetari i Partisë Ora tha se autoritetet kosovare duhet të bëjnë gati vendin për pavarësi dhe të kenë gati Kushtetutën, simbolet dhe ligjet bazë shtetërore. | LOKALE E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza Çështja e statusit mund të zgjidhet më shpejt01 tetor 2007 | Rajoni Grupi i Kontaktit takohet në OKB28 shtator 2007 | Rajoni Takimi i radhës në Tetor28 shtator 2007 | Faqja Kryesore Takim i Grupit të Kontaktit në Nju Jork27 shtator 2007 | Rajoni Palët gati për takimin25 shtator 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||