|
Emërohet shefi i ri i OSBE-së në Kosovë | |||||||||||||||||||||||
Shef i ri i misionit të OSBE-së në Kosovë do të jetë diplomati nga Zvicra Tim Guldimann. Ai do të drejtojë një prej misioneve më të mëdha që ka OSBE-ja në rajon dhe që në fillim do të përballet me vendime jo pak të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale që pritet të mbahen më 17 nëntor të këtij viti. Emërimi i Guldimann shënon kthimin e tij në shërbim të OSBE-së. Ai ishte shef i misionit të OSBE-së në Kroaci nga viti 1997 deri në 1999. Po ashtu, ka udhëhequr Grupin për Asistim të OSBE-së në Çeçeni nga viti 1996 deri në 1997. Para këtij posti ai ka ligjëruar në një numër universitetesh në Evropë, siç janë Universiteti i Frankfurtit, Universiteti i Bernës dhe Kolegji i Evropës në Bryzh dhe Varshavë. Diplomat karriere Guldimann iu ka bashkuar shërbimit diplomatik zviceran në vitin 1982. Nga viti 1999 deri 2004 shërbeu si Ambasador i Zvicrës në Teheran. Ajo që vështirë është kuptuar nga opinioni i brendshëm dhe qarqe të ndryshme ndërkombëtare ka qenë ndërrimi i tij vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Kosovë. Misioni i OSBE-së në Prishtinë është themeluar nga Këshilli i Përhershëm i OSBE-së më 1 korrik 1999. OSBE-ja është shtylla e III-të për Demokratizim dhe Ndërtim të Institucioneve nën kornizën operative të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara (UNMIK). | LOKALE Kreu i OSBE-së i shqetësuar për zgjedhjet11 shtator 2007 | Rajoni OSBE dënon shpërthimin në Pejë26 shkurt 2007 | Rajoni OSBE kritikon ashpër gjyqësorin02 dhjetor 2005 | Faqja Kryesore OSBE kërkon proces politik gjithëpërfshirës25 mars 2005 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||