|
OSBE dënon shpërthimin në Pejë | |||||||||||||||||||||||
Misioni i OSBE-së në Kosovë e ka dënuar shpërthimin e sotëm në qytetin e Pejës, me ç’rast janë dëmtuar shtatë makina të kësaj organizate. OSBE-ja dhe Shërbimi Policor i Kosovës thonë se deri më tani nuk ka indikacione se kjo organizata ka qenë cak i sulmit. Një granatë dore është hedhur rreth orës 3 të mëngjesit në autoparkingun e OSBE-së në qytetin e Pejës në Kosovën Perëndimore. Sipas policisë nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia po bën hetimet për të identifikuar kryerësit e kësaj vepre. Shpërthimi është dënuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë. Shpërthimi në Pejë vjen pak ditë pas atij në Prishtinë, ku u dëmtuan tre makina të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Incidenti ndodhë një ditë para se në Prishtinë të arrijë për vizitë kryesuesi i radhës së OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Miguel Angel Morationos. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||