BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 23 korrik 2007 - 07:38 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ekipi negociator i Kosovës në Uashington
Hartë e Kosovës
Në Kosovë janë parashikuar protesta kundër vendimit e KS-së
Ekipi Negociator i Kosovës takohet në Uashington me Sekretaren amerikane të Shtetit, Condoleeza Rice tre ditë pasi Këshilli i Sigurimit pezulloi bisedimet për statusin.

Diskutimet për statusin e Kosovës u pezulluan për shkak të kërcënimit të Rusisë për bllokim të pavarësisë së Kosovës në Këshillin e Sigurimit.

Udhëheqësit kosovarë kanë shfaqur bindjen se procesi i statusit do të zhbllokohet tani nga Grupi i Kontaktit, ku asnjë anëtar nuk ka të drejtë vetoje.

Përfaqësuesit e SHBA-së, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Rusisë që përbëjnë Grupin e Kontaktit, pritet të takohet të mërkurën në Vjenë për të vendosur parimet udhëheqëse për mbajtjen e bisedimeve shtesë 120 ditëshe ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Moska zyrtare thotë se bisedimet për statusin e Kosovës nuk duhet të jenë të kufizuara në kohë.

Në një deklaratë të ministrisë së jashtme të Rusisë, thuhet se pezullimi i punës në Këshillin e Sigurimit për Kosovën nuk do të thotë se kjo çështje nuk është më nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara.

Sipas ministrisë së jashtme ruse, vendimi përfundimtar për statusin e Kosovës duhet të merret nga Këshilli i Sigurimit bazuar në një marrëveshjes mes serbëve dhe kosovarëve, pasi siç thuhet në komunikatë "vetëm vendimi i Këshillit të Sigurimit mund të jetë legjitim".

Shoqëria civile e Kosovës organizon të hënën një protestë në Prishtinë kundër vendimit për shtyerjen e zgjidhjes së statusit.

Protesta e thirrur nga i ashtuquajturi koalicioni AD HOC dhe organizatorët e protestës thonë se do të kërkojë nga institucionet e Kosovës dhe vendimmarrësit ndërkombëtarë caktimin e një date për zgjidhjen e statusit, ndërsa në mënyrë simbolike protestuesit do të shpallin pavarësinë e Kosovës.

LOKALE
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>