BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 02 nëntor 2006 - 11:27 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Takim i UNICEF-it për fëmijët në Kosovë

Prishtina
Unicef-i thotë se varfëria është problemi më i madh në Kosovë
Organizatat që merren me të drejtat e njeriut janë mbledhur në Prishtinë për të diskutuar për gjendjen e fëmijëve në Kosovë.

Nën udhëheqjen e UNICEF-it do të bëhet rishikimi vjetor i progresit të fëmijëve kosovarë në fushën e shëndetësisë, edukimit, ushqyeshmërisë dhe mbrojtjes së tyre.

Zyrtarët e UNICEF-it thonë se përparime të konsiderueshme janë bërë në drejtim të përmirësimit të kushteve të jetës dhe respektimit të të drejtave të fëmijëve në Kosovë, por se ende ka shumë sfida, me të cilat do të përballen institucionet kosovare.

Ndër të arriturat kryesore vecohet zvogëlimi i vdekshmërisë së foshnjave të posalindura.

Kështu për shembull në vitin 2000 në 1000 foshnje kanë vdekur 29, ndërsa në vitin 2005 kjo shifër ka rënë në 22.

Përparime janë bërë edhe në shkollimin e fëmijëve. Është parandaluar braktisja e detyrueshme e shkollës nga më shumë se 150 fëmijë, kryesisht vajza dhe Romë, Ashkali dhe Egjiptas.

Por UNICEF-i thotë se ende vetëm 77 përqind e fëmijëve romë, egjiptas e ashkali janë të regjistruar në shkollë fillore dhe vetëm 10 përqind e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Sipas kësaj organizate, numri i madh i braktisjes së shkollës së mesme dhe mungesa e vendeve të punësimit për të rinjtë i ekspozon ata përballë rreziqeve shëndetësore dhe problemeve sociale, në mesin e të cilëve me seriozet janë HIV/AIDS, trafikimi dhe delikuenca.

Varfëria përbën një tjetër problem të mprehtë me të cilën përballen fëmijët e Kosovës, thotë UNICEF-i.

Robert Fuderich, Kryesues i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë thotë se fëmijët e Kosovës janë më të prekurit me varfëri të skajshme, 34.5 % të fëmijëve më të varfër janë 14 vjeçarë.

Autoritetet e Kosovës kanë treguar gatishmëri që deri më vitin 2015 të arrihet objektivat e zhvillimit të mijëvjecarit, por UNICEF-i tërheq vërejtjen se duhet menduar për fëmijët kur flitet për objektivat zhvillimore dhe procesin e planifikimit dhe zhvillimit.

Kjo për shkak se shumë fëmijë në Kosovë vazhdojnë të shesin apo të kërkojnë lëmoshë në rrugë, janë të abuzuar në forma të ndryshme, një pjesë e tyre janë jashtë shkollës, disa jetojnë me më pak se 1 euro në ditë, ndërsa fëmijët me nevoja të vecanta mbahen të fshehur në shtëpi.

Sipas drejtorit të UNICEF-it në Kosovë, Robert Fuderich në Kosovë nuk do të ketë mirëqënie ekonomike përderisa nuk sigurohet se fëmijët kanë fillim të mirë të jetës dhe zhvillohen me potencial të plotë.

LOKALE
Ahtisarit i shtyhet kontrata
20 tetor 2006 | Faqja Kryesore
Konfirmohet angazhimi i Kfor-it pas statusit
20 tetor 2006 | Faqja Kryesore
Makolli kundërshton raportin e UNICEF-it
31 gusht 2006 | Faqja Kryesore
Maria Kalivis e UNICEF-it flet për BBC
31 gusht 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>