|
Ahtisarit i shtyhet kontrata | |||||||||||||||||||||||
Kombet e Bashkuara i kanë vazhduar kontratën kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari deri në qershor të vitit të ardhshëm. Zëdhënësja e zotit Ahtisari, Hua Jiang tha se kjo është mënyra se si funksionon puna në OKB dhe përjashtoi mundësinë që vazhdimi i kontratës të jetë i ndërlidhur me shtyrjen e mundshme të procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës deri në fillim të vitit të ardhshëm për shkak të zgjedhjeve që pritet të mbahen në Serbi në muajin dhjetor. Ndërkohë, ministri i jashtëm i Francës, Philipe Douste-Blazy ka thënë se zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të përfundojë sa më shpejt, në përputhje me vullnetin e popullit shumicë dhe garantimin e nevojshëm për pakicat. Gjatë një takimi të mbajtur në Paris me kryeministrin, Agim Çeku, shefi i diplomacisë franceze ka thënë se nuk mbështet shtyrjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Ndërsa, kreu i qeverisë së Kosovës i ka thënë ministrit Douste-Blazy se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara të ndërtojmë një shtet i cili u jep dinjitet dhe kuptim jetëve të qytetarëve të vet, pa dallim race, etnie apo besimi. Kuvendi i Kosovës kundërshton referendumin serb Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka miratuar edhe një deklaratë me të cilën kundërshtohet fuqishëm mbajtja e referendumit serb në Kosovë dhe vendosja e Kosovës në preambulën e kushtetutës së ardhshme të Serbisë. Në deklaratë thuhet se Kuvendi i Kosovës, veprimin e shtetit serb e konsideron agresion kushtetues ndaj Kosovës. Përmes kësaj deklarate që do t’u dorëzohet qendrave të vendimmarrjes në botë, deputetët kosovarë kërkojnë nga Grupi i Kontaktit dhe BE-ja që aktin e Serbisë ta vlerësojnë si veprim të njëanshëm, i cili nuk do të ketë ndikim në statusin politik të Kosovës. Duke e cilësuar si ilegal mbajtjen e referendumin të Serbisë në Kosovë, Kuvendi thotë se ai nuk do të ketë efekte juridike, por siç thuhet reflekton pasiguri tek qytetarët e Kosovës. Parlamenti i Kosovës u bëri thirrje qytetarëve serbë të Kosovës të integrohen në jetën qytetare, politike, publike e institucionale. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||