BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 01 nëntor 2006 - 17:14 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BE zëvendëson OKB në Kosovë pas statusit

Prishtina
Zyrtarë ndërkombëtarë kanë bërë me dije se prania e ardhshme ndërkombëtare në Kosovë, pas zgjidhjes së statusit, do të kalojë nga Kombet e Bashkuara në Bashkimin Evropian.

Diplomatë të huaj thonë se prania ndërkombëtare do të shtrihet në shumë fusha dhe në veçanti në zhvillimin ekonomik, por ajo do të ketë një pushtet krejtësisht tjetër nga misioni i tashëm i OKB-së, që ka patur një numër përgjegjësish të rezervuara në bazë të Rezolutës 1244.

Zyrtarë ndërkombëtarë thonë se pas zgjidhjes së statusit të Kosovës, Këshilli i Sigurimit do të vendosë që t'i japë përgjegjësinë Bashkimit Evropian mbi Kosovën, i cili do të jetë i pranishëm në Kosovë edhe përmes një misioni të policisë dhe në veçanti do të mbajë përgjegjësinë në fushën e drejtësisë.

Por diplomatë perëndimorë kanë thënë se prania ndërkombëtare në Kosovën e passtatusit nuk do të jetë e lehtë dhe ajo do të ketë më shumë probleme sesa ka patur deri më tani.

Në veçanti thuhet se problemet me një ekonomi të pazhvilluar dhe me shkallën e lartë të korrupsionit, do të përshkallëzohen pas zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe ato do të pengojnë zhvillimin e përgjithshëm në një masë të madhe.

Zyrtarë ndërkombëtarë pohojnë se një pavarësi e kushtëzuar për Kosovën do të nënkuptonte një prani ndërkombëtare për të vazhduar mbikëqyrjen mbi marrëveshjen që do të arrihet në veçanti në fushën e të drejtave të pakicave.

Megjithëse ende nuk dihet nëse Këshilli i Sigurimit do të pranojë sovranitetin e Kosovës dhe një ulëse të saj në OKB, besohet se prania e ardhshme ndërkombëtare nuk do të duhej të zgjaste më tepër se tre vjet.

Zyratrë të lartë amerikanë ndërkaq thonë se kjo do të duhej të shkurtohej në vetëm dy vjet duke u lënë përgjegjësinë vetë kosovarëve për të krijuar një shoqëri të bazuar mbi rendin dhe ligjin.

LOKALE
Christina Gallak flet për referendumin serb
31 tetor 2006 | Faqja Kryesore
Serbët votojnë pro kushtetutës së re
30 tetor 2006 | Faqja Kryesore
Kosovarët reagojnë ndaj referendumit
30 tetor 2006 | Faqja Kryesore
Statusi do të caktohet 'brenda vitit'
26 tetor 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>