|
Christina Gallak flet për referendumin serb | |||||||||||||||||||||||
Bashkimi Evropian e ka përshëndetur mbajtjen e referendumit për Kushtetutën e re të Serbisë dhe thotë se pret që tani udhëheqja serbe të përcaktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja të përgjithshme në vend. Por BE-ja ka bërë me dije se referencat për Kosovën në Kushtetutën serbe duhet të lihen në pritje sepse në fund vendimi që ka të bëjë me këtë çështje do të merret nga KS i OKB-së. Arbër Vllahiu zhvilloi një bisedë me Christina Gallak, zëdhënëse e Shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Javier Solana, dhe fillimisht i kërkoi një vlerësim mbi Referendumin për Kushtetutën e re të Serbisë: Gallak: Mendojmë se është e drejtë dhe e mirë që Serbia të ketë Kushtetutë të së tashmes dhe jo një Kushtetutë të së kaluarës. Votimi i popullatës serbe për këtë Kushtetutë ishte i mirë dhë një hap përpara. Dhe kjo tani do të thotë se udhëheqësit serbë në Serbi duhet të përqëndrohen në hapin e ardhshëm, duke përcaktuar mbajtjen e zgjedhjeve në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kushtetuta. Dhe ky hap do të duhej të ishte i mirë edhe për Serbinë por edhe për rajonin. BBC: Por zonja Gallak, çka në fakt mendon BE-ja kur Kosova është futur në Kushtetutën e re të Serbisë si pjesë e saj? Gallak: E dini që statusi i Kosovës është adresuar aktualisht në bisedimet e udhëhequra nga presidenti Ahtisaari. Prandaj referencat në Kushtetutën serbe për Kosovën, janë referenca që duhet të lihen në pritje, sepse në fund vendimi që ka të bëjë me këtë çështje do të merret nga KS i OKB-së, pasi që bisedimet aktuale që udhëhiqen nga presidenti Ahtisaari të kenë përfunduar. Ne jemi të vetëdijshëm për referencat në Kushtetutën e Serbisë sa i përket Kosovës, por njëkohësisht udhëheqësit serbë e dinë se ajo që është e vlefshme sa i përket vendimit janë bisedimet dhe marrëveshja që mund të jetë arritur në bisedat e udhëhequra nga presidenti Ahtisaari. BBC: Pra ju mendoni se Referendumi për Kushtetutën serbe nuk ka asnjë ndikim mbi përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës? Gallak: Procesi i përcaktimi të statusit të Kosovës është aktualisht i udhëhequr nga presidenti Ahtisaari, siç e thashë edhe më parë, dhe ky është një proces të cilin bashëksia ndërkombëtare e përkrahë plotësisht. Ndërkohë, procesi politik që po zhvillohet në Serbi dhe që është i rëndësishëm për ne, duhet të drejtohet nga përcaktimi i zgjedhjeve në këtë vend. Në përgjithësi ka një marrëdhënie mes zhvillimeve, por në fund ajo që është me rëndësi është se biseidmet e udhëhequra nga presidenti Ahtisaari do të arrijnë një marrëveshje, një përfundim dhe në Rezolutën e KS ky përfundim do të përfshihet plotësisht. BBC: Nga kjo që po thoni a mos ka nevojë që të shtyhet për pak kohë atëherë procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës? Gallak: Siç e dini ne e mbështesim plotësisht presidentin Ahtisaari dhe ai është i vetmi që gjërësisht, ashtu siç e ka udhëhequr këtë proces, do të marrë vendim se kur është koha më e përshtatshme për të paraqitur propozimin. | LOKALE Serbët votojnë pro kushtetutës së re30 tetor 2006 | Faqja Kryesore Kosovarët reagojnë ndaj referendumit 30 tetor 2006 | Faqja Kryesore Shtypi britanik shkruan sot për referendumin në Serbi 30 tetor 2006 | Faqja Kryesore Serbët e Kosovës votojnë në referendum28 tetor 2006 | Faqja Kryesore Rëndësia e referendumit në Serbi28 tetor 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||