BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 30 tetor 2006 - 08:08 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Shtypi britanik shkruan sot për referendumin në Serbi
Është kapërcyer pragu i 50 përqindshit për referendumin
Poster i referendumit
Referendumi në Serbi gjen pasqyrim edhe në një pjesë të shtypit të sotëm britanik.

E ndërsa Financial Times, shkuan se pjesëmarrja e ulët do të rrezikoi miratimin e referendumit, duke mos arritur të botoi lajmin për kalimin e 50 përqindshit, gazeta tjetër The Daily Telegraph, shkuan se serbët aprovuan Kushtetutën e parë në periudhën post Millosheviç, duke riafirmuar pretendimin e tyre të sovranitetit ndaj Kosovës.

Rezultatet paraprake tregojnë se votuesit e kanë kaluar pragun e 50 përqindshit që kërkohej për adoptimin e Kushtetutës.

Presidenti Tadiç, sipas The Daily Telegraph, ka deklaruar se mosmiratimi mund të çonte në vite të tëra pasigurie politike në vënd, përfundon kjo gazetë britanike.

Ndërkohë The Times e Londrës i kushton një shkrim të plotë referendumit.

Korrespondenti për Evropën i kësaj gazete David Charter shkruan sot se shpresat për një tranzicion të qetë drejt pavarësisë për Kosovën mbetën pezull, ndërkohë që Serbia voti një Kushtetutë të re duke përforcuar pretendimin e vetë për sovranitet ndaj provinces së trazuar përpara vendimit të OKB-së për të ardhmen e saj.

Televizoni shtetor njoftoi se objektivi ishte arritur.

Por pavarësisht se qëndrat e votimit u mbajtën hapur gjatë tërë fundjavës, Koshtunica dhe Tadiç u detyruan të bëjnë apele të minutës së fundit në përpjekje për të rritur pjesëmarrjen .

E ndërsa kjo duket se çoi në një rritje në orët e vona të pjesëmarrjes, shkruan The Times, pati paralajmërime të para nga vëzhgues të pavarur për mashtrim të mundshëm, e ndërsa rritej presioni për gjetjen e votuesve.

Z. Koshtunica kishte shpresuar për një demostrim të fortë të patriotizmit tradicional serb përpara vendimit të shumëpritur për statusin e Kosovës nga Marti Ahtisari.

Por pjesëmarrja e ulët tregoi jo vetëm antipati të madhe ndaj politikanëve në Beograd, por njëkohësisht edhe se thirrjet për nacionalizëm serb kishin rënë në vesh të shurdhër, shkruan The Times.

E ndërsa diplomatët perëndimor po hamendësojnë për çmimin që do të kërkoi Putin për mosvënien e vetos për planin eventual të pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar një të dërguar të posaçëm në Serbi për të bërë thirrje për qetësi, shkruan The Times e Londrës.

Ndërkohë Denis Mekshein, deputet britanik dhe ish-zëvëndësministër për Evropën, ka thënë se rruga tashmë është e hapur për të ecur drejt pavarësisë së plotë ose të kushtëzuar për Kosovën.

Ka ardhur koha që serbët ta lënë Kosovën në rrugën e vetë dhe të përqëndrohen në të ardhmen e tyre si një shtet dinamik evropian, që shikon drejt një të ardhme evropiane dhe jo nga e shkruara nacionaliste e Serbisë së Madhe, shkruan sot The Times e Londrës pas referendumit për Kushtetutën e re në Serbi.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>