BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 30 tetor 2006 - 06:39 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Serbët votojnë pro kushtetutës së re

Vojisllav Koshtunica
Koshtunica tha se ishte një moment historik për të ardhmen
Serbët i kanë dhënë pëlqimin e tyre kushtetutës së re në Referendumin kombëtar, gjatë të cilit votuan edhe që Kosova me shumicë shqiptare të mbetet pjesë e vendit.

Komsioni Zyrtar i Referendumit tha se rezultatet paraprake tregonin se 51.5 për qind e elektoratit kishin votuar pro projektkushtetutës

Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, e mirëpriti rezultatin e referendumit dhe tha se ishte një moment historik që përfaqësonte të ardhmen e Serbisë.

Zoti Koshtunica tha se ishte koha për Serbinë që t'i gëzohej kësaj arritjeje të madhe.

Ai shtoi se Serbia kishte provuar legjitimitetin e saj përpara botës dhe kishte treguar se orientimi i Serbisë ishte drejt një shteti ligjor dhe demokratik.

Referendumi dyditor për kushtetutën u mbështet nga qeveria dhe partitë kryesore politike, të cilat thanë se kushtetuta do t'i japë vendit një start të ri.

Grupet e opozitës e akuzuan qeverinë se ishte nxituar për të hartuar tekstin pa kryer konsultime të mjaftueshme.

Kushtetuta e re do të shpallet tyrtarisht në parlamentin serb në ditët e ardhshme.

Pas kësaj pritet të thirren zgjedhjet e përgjithshme.

Shqiptarët e Kosovës e dënuan me forcë referendumin dhe bojkotuan votimet siç kanë bërë edhe në të kaluarën.

Ndërkohë rezultatet e parakohshme të referendumit kushtetues serb thonë se mbi 90 përqind e qytetarëve serbë të Kosovës kanë votuar për projekt-kushtetutën serbe.

Në gjithë territorin e Kosovës gjatë fundjavës u hapën mbi 250 vendvotime dhe sipas njoftimeve të deritanishme nuk ka pasur incidente.

LOKALE
Serbët e Kosovës votojnë në referendum
28 tetor 2006 | Faqja Kryesore
Rëndësia e referendumit në Serbi
28 tetor 2006 | Faqja Kryesore
Statusi do të caktohet 'brenda vitit'
26 tetor 2006 | Faqja Kryesore
I ngarkuari për statusin në Prishtinë
25 tetor 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>