BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 25 tetor 2006 - 14:16 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
I ngarkuari amerikan për statusin në Prishtinë

Frank Wisner
Wisner tha se SHBA vazhdon të ketë përgjegjësi për Kosovën
I ngarkuari i SHBA-ve për statusin e Kosovës, ambasadori Frank Wisner ka deklaruar në Prishtinë se qeveria e tij, krahas angazhimeve shumë të mëdha në skenën ndërkombëtare, vazhdon të ketë përgjegjësi edhe për Kosovën.

Ai pas takimit me lidershipin në Kosovë, ka thënë se SHBA-ja e mbështet procesin që statusi i Kosovës të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur kjo dmth. brenda këtij viti, dhe qëndrimi është që Kosova të ketë një territor kompakt dhe të mos jetë i coptuar as përmbi e as nën lumin Ibër.

"Disa nga ne nuk kanë asnjë mëdyshje se çfarë nënkuton statusi i Kosovës dhe ajo është, ajo për të cilën jeni angazhuar për shumë vite ju zoti President dhe të gjithë njerëzit e Kosovës," tha ambasadori Wisner.

“Ishte privilegj për mua, që në këtë mëngjes të sjell një porosi të veçantë të mbështetjes dhe të inkurajimit të qeverisë sime, të vendit tim, e që krahas gjithë angazhimeve amerikane në botë, ne kemi një përgjegjësi të vaçantë që ta shohim Kosovën të ecë në rrugën drejt statusit përfundimtar."

"Po ashtu mund t’ju them zoti President juve dhe ekipit të unitetit se Grupi i Kontaktit në mbledhjen e Nju Jorkut ka rikonfirmuar qëndrimin që të vazhdohet me negociata dhe që statusi i Kosovës të zgjidhet brenda vitit 2006. Dhe është përshtypja ime që presidenti Ahtisaari është duke punuar në zbatimin e kësaj date, në arritjen e vendimit për të ardhmen e Kosovës”, shtoi i ngarkuari i posaçëm amerikan.

“A ardhmja e Kosovës, është Kosova me një territor të bashkuar, pa coptime as në veri të Ibrit e as në jug të tij. Unë mund t’u them sërish, siç iu thashë edhe në mëngjes se SHBA-ja ka përgjegjësi të posaçme në përcaktimin e statsuit të Kosovës”, përfundoi zoti Wisner.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, nga ana e tij, ndërkaq tha se Kosova e çmon tej mase angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjidhjen e statusit.

I ngarkuari i SHBA-së për statusin Frank Wisner mbërriti të martën në mbrëmje në Prishtinë dhe kjo vizitë e tij në Kosovë është interpretuar si një shtytje për përcaktimin e statusit brenda këtij viti.

Ajo cilësohet e rëndësishme edhe për faktin, se kohët e fundit ka patur disa ide për shtyrjen e vendimit për statusin, gjë e cila duket se është në kundërshtim me përcaktimin e Shteteve të Bashkuara.

LOKALE
Ahtisarit i shtyhet kontrata
20 tetor 2006 | Faqja Kryesore
Konfirmohet angazhimi i Kfor-it pas statusit
20 tetor 2006 | Faqja Kryesore
Kryeministri Çeku viziton Parisin
18 tetor 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>