|
Kryeministri Çeku viziton Parisin | |||||||||||||||||||||||
Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku niset të mërkurën në Paris ku me autoritetet franceze do të bisedojë për procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Kryeministri Çeku ka deklaruar se askush nuk e di saktë nëse zgjidhja e statusit do të shtyhet për disa muaj, por u shpreh optimist se procesi do të përfundojë deri në fund të këtij vitit. Vizita e kryeministrit Çeku në Francë bëhet në kuadër të një fushate diplomatike që kanë filluar anëtarët e Ekipit Negociator të Kosovës në vende të ndryshme të botës për të kërkuar mbështetje për pavarësinë e Kosovës. Kjo në kohën kur procesi i zgjidhjes së statusit ka hyrë në fazën më kritike. Para Parisit, kreu i qeverisë së Kosovës qëndroi në Londër, ndërsa më pas ai pritet të vizitojë edhe disa shtete tjera. Kryeministri Agim Çeku tha se askush nuk e di me siguri kohën kur do të zgjidhet statusi i Kosovës, por sipas tij, tanimë dihet që zgjidhja do të jetë pavarësia. Ndërkohë kryenegociatori Martti Ahtisaari po përgatit propozimin e tij për zgjidhjen e statusit të Kosovës, i cili pritet t’u prezentohet më pas Prishtinës e Beogradit në njërën anë dhe Grupit të Kontaktit e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në anën tjetër. Në fund të muajit tetor zoti Ahtisaari do të marrë pjesë në takimin e drejtorëve politikë për Ballkanin të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit. Zëdhënësja e zotit Ahtisaari, Hua Jiang ka thënë se mandati i Misionit të OKB-së për statusin e Kosovës skadon në nëntor, por ka lënë të hapur mundësinë që ky afat të vazhdohet. | LOKALE Çeku merr mbështetje për statusin12 tetor 2006 | Faqja Kryesore Kryeministri Çeku flet për takimet në Londër12 tetor 2006 | Faqja Kryesore Çeku mbështet deklaratën e Ahtisarit10 tetor 2006 | Faqja Kryesore Nuk ka sinjale ende për shtyrje date05 tetor 2006 | Faqja Kryesore Fried e Schefer thonë se s'ka kthim në të kaluarën28 shtator 2006 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||