|
Çeku merr mbështetje për statusin | |||||||||||||||||||||||
Përcaktimi statusit të Kosovës brenda këtij viti ka qenë kërkesa kryesore që kryeministri i Kosovës u parashtroi zyrtarëve britanikë gjatë vizitës zyrtare dyditore këtu në Londër. Dhe z. Çeku duket se ka marrë atë që kërkonte. "Qeveria britanike mbetet e angazhuar që të punojë për përcaktimin e statusit të Kosovës deri në fund të vitit 2006, " tha përmes një deklarate për shtyp, Geoff Hoon, ministri britanik për Evropën pas takimit që pati të enjten paradite me z. Çeku. "Ne nuk do të kursejmë asnjë përjekje", thuhet më tej në deklaratën e tij, "për të ndihmuar arritjen e një zgjidhje e cila do të ishte e pranueshme jo vetëm për popullin e Kosovës, por që në të njëtën kohë do të ofronte dhe një zgjidhje të qendrueshme dhe të sigurt për Kosovën dhe për rajonin e Ballkanit më gjerë". Këtë mesazh të autoriteteve britanike pritet ta përforcojë dhe sekretaren e Jashtme britanike, Margarett Becket, gjatë takimit që po zhvillon me kryeministrin kosovar. Vizita e kryeminsitri Çeku këtu në Londër bëhet në një kohë kur është intensifikuar aktiviteti diplomatik I Prishtinës në kërkim të përcaktimit brenda vitit të statusit të Kosovës. Si pjesë e këtij aktiviteti, kryeministri Çeku pas Londrës, pritet të vizitojë Parisin. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||