BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 12 tetor 2006 - 17:20 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Kryeministri Çeku flet për takimet në Londër
Kryeministri Agim Çeku dhe gazetari Seladin Xhezairi
Kryeministri Çeku dha një intervistë për rubrikën Forum të BBC-së
Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku në përfundim të vizitës zyrtare dyditore në Britaninë e Madhe i tha BBC-së se ka marrë mbështetjen e Londrës për përcaktimin e statusit të Kosovës brenda vitit.

"Unë mora atë përgjigje që pak a shumë e kam pritur," tha zoti Çeku. U sigurova shumë qartë nga të gjithë bashkëbiseduesit e mi në Londër se në radhë të parë, procesi për definimin e statusit përfundimtar është në rrugë të mbarë dhe se asgjë nuk ka ndryshuar në këtë proces: që Britania e Madhe fuqimisht i mbështet parimet e Grupit të Kontaktit dhe do të bëjë çdo gjë që është e mundur që ky proces të përfundojë brenda këtij viti".

"Britania e Madhe e bën edhe një herë shumë të qartë që zgjidhja e statusit të Kosovës do të jetë ajo që do të ketë mbështetjen dhe do të jetë e pranueshme për shumicën e popullit shqiptar", tha kryeministri i Kosovës.

Ai e bëri këtë deklaratë pas një serie takimesh që pati të mërkurën dhe të enjten me zyrtarë të lartë britanikë.

Ai u takua të enjten me Sekretaren e Jashtme britanike Margaret Beckett dhe me ministrin britanik për Evropën, Geoff Hoon.

Zonja Beckett nuk bëri ndonjë deklaratë pas takimit me kryeministrin e Kosovës, por ministri Hoon lëshoi një deklaratë për shtyp, ku ndër të tjera thuhet se qeveria britanike mbetet e angazhuar që të punojë për përcaktimin e statusit të Kosovës deri në fund të vitit 2006.

Kryeministri i Kosovës tha se autoriteteve britanike u ishte përcjellë ky mesazh:

"I sigurova se Kosova është bërë, se Kosova është gati, është e gatshme për status, ka kapacitet që ta udhëheqë veten. Ne kemi argumente të fuqishme se jemi të gatshëm. Kërkova që procesi i definimit të statusit të prëfundojë brenda këtij viti me pavarësinë e Kosovës pa asnjë vonesë."

Kryeminsitri i Kosovës nuk ngurroi ta cilësonte vizitën e tij suksesshme.

Pas kësaj vizite zoti Agim Çeku rikthehet në Kosovë, por aktiviteti i tij diplomatik për të kërkuar mbështetjen e perëndimit për përcaktimin brenda vitit të statusit të Kosovës, nuk do të mbarojë këtu.

Javën e ardhshme, ai do të udhëtojë drejt Parisit.

Kryeministri Agim Ceku në Rubrikën Forum me Seladin Xhezairin u përgjigjet pyetjeve të dëgjuesve tanë që mbërritën përmes faqes sonë të internetit.

Rubrikën Forum e degjoni në programin BBC Sot të premten 13 tetor nga ora 08.00.

LOKALE
Çeku merr mbështetje për statusin
12 tetor 2006 | Faqja Kryesore
Çeku mbështet deklaratën e Ahtisarit
10 tetor 2006 | Faqja Kryesore
'Nuk do të ketë shtyrje të procesit'
05 tetor 2006 | Faqja Kryesore
"Kushtetuta serbe nuk ndikon mbi statusin"
03 tetor 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>