|
Çeku takohet sot me sekretaren e Jashtme Beket | |||||||||||||||||||||||
Në ditën e dytë të vizitës në Londër, kryeministri i Kosovës Agim Çeku takohet sot me sekretaren e Jashtme britanike Margaret Beket. Takimi pritet të fokusohet në procesin e përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës. Zoti Çeku po qëndron në një vizitë zyrtare në Londër me ftesë të qeverisë britanike. Dje, ai u takua me sekretarin britanik të Shtetit për Zhvillim Ndërkombëtar, Hillary Benn dhe me nënsekretarin parlamentar për zhvillim, Gareth Thomas. Sipas këshilltarit politik të kryeministrit Çeku, Arben Qirezi, në këto takime u bisedua për situatën e përgjithshme në Kosovë, rreth ndihmës që Britania e Madhe ka dhënë dhe do të japë për Kosovën, si dhe për prioritetet në të cilat do të përqëndrohen të dyja palët muajt e ardhshëm: "Këto prioritete përfshijnë ndërtimin e kapaciteve të cilat do t'i ndihmojnë Kosovës për tranzicionin e pushtetit nga UNMIK-u në institucionet e zgjeruara të Kosovës, disa marrëveshje ndërkombëtare të cilat do të mundësojnë një thithje më të lehtë të investimeve të huaja në Kosovë si dhe disa projekte të tjera të cilat ndihmojnë në integrimin e minoriteteve," tha zoti Qirezi, këshilltar politik i kryeministrit Çeku. Zoti Çeku u takua edhe me Ministrin britanik të Forcave të Armatosura, Adam Ingram për të diskutuar gjendjen e sigurisë në Kosovë. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||