|
"Kushtetuta serbe nuk ndikon mbi statusin" | |||||||||||||||||||||||
Autoritetet ndërkombëtare dhe ato vendase kanë kundërshtuar mundësinë e ndikimit të Kushtetutës së re serbe në statusin e Kosovës. Presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se kushtetuta serbe nuk ndikon mbi statusin dhe ka shtuar se Kosova po punon në hartimin e kushtetutës së saj. Zyrtarët ndërkombëtarë ndërkaq thonë se procesi i zgjidhjes së statusit do të mund të shtyhej për shkak të zhvillimeve në Serbi. Zyra e zotit Ahtisaari thotë se kushtetuta e re serbe nuk do të ndikojë në punën e tij dhe është Grupi i Kontaktit ai që ka vënë bazat e zgjidhjes. Shefi i UNMIK-ut, Joackim Ruecker, ndërkaq, nuk është i sigurtë nëse kushtetuta do të shtyjë gjithë procesin. Autoritetet në Serbi janë pajtuar që pikërisht në kohën e zgjidhjes së statusit të Kosovës të hartojnë kushtetutën serbe me të cilën Kosova është pjesë e Serbisë. Një referendum popullor do të mbahet në Serbi nga fundi i muajit tetor. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||