|
Mustafaj: Pse nuk duhen të shtyhen negociatat | |||||||||||||||||||||||
Në Tiranë në një konferencë ndërkombëtare kushtuar Kosovës, ministri shqiptar i punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj, ka riafirmuar qëndrimin e qeverisë shqiptare që statusi i Kosovës të zgjidhet këtë fund-vit. Me zotin Mustafaj bisedoi Seladin Xhezairi dhe fillimisht e pyeti se cilat ishin argumentet e tij që të mos zgjaten negociatat shqiptaro-serbe me ndërmjetësimin e të dërguar të posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari? Zoti Mustafaj: Nuk e them në mënyrë aprioristike, nuk e them nga ndonjë shenjë padurimi për të parë mbylljen e tyre. Pra, për të parë rezultatin e tyre, sepse këtu mendoj se nuk ka ndonjë surprizë, por zgjatjen e negociatave, një, dy apo tre muaj, nuk do ta shihja si një dramë dhe mendoj se nuk është një kohë në historinë e gjatë të Kosovës që mund të lë gjurmë. Nuk është një argument i përfillshëm si të thuash koha në vetvete. Por, argumenti pse duhen zgjatur negociatat duhej të ishte i bazuar logjikisht dhe do të duhej t'i shërbente atij qëllimi që e ka krejt komuniteti ndërkombëtar, përfshirë edhe Shqipërinë, edhe diplomacinë shqiptare, edhe qeverinë shqiptare, për të arritur një kompromis midis palës serbe dhe palës kosovare. Nëse ne nisemi nga analiza, dhe unë nga ajo nisem, nga analiza e fakteve deri tani, ne konstatojmë se që nga fillimi i negociatave e deri në këtë çast që po flasim, pala serbe nuk ka bërë as edhe një hap sado të vogël për të treguar vullnet kompromisi. Rrjedhimisht, një muaj, dy muaj apo tre muaj, nuk japin shpresë se do t'i shërbenin këtij kompromisi. Përkundrazi, do të zgjasnin status-kuonë dhe të gjithë ndërkombëtarët janë të bashkuar në një pikë që zgjatja e status - kuosë përmbanë në vetëvete rreziqe. Së dyti, pala serbe kur kërkon zgjatjen e lidhë atë me zgjehdjet në Serbi. Tani, në m,omentin që komunitetit ndërkombëtar i bëhet një kërkesë e tillë, e lidhur me një argument të tillë, një elitë e tillë politike serioze, do të paraqiste edhe kalendarin kur do të zhvillohen këto zgjehdje. Në mënyrë që të gjykohej mbi një kalendar konkret. Në rastin në fjalë, pala serbe nuk jep asnjë garanci se kur do t'i zhvillojë këto zgjedhje. Pra, nuk mund të lihen pezull, mbyllja e tyre dhe arritja e përfundimit, nuk mund të lihen pezull dhe në varësi të një kalendari të hapur. BBC: Përmendni rrezikun, pala serbe tashmë ka përfshirë Kosovën në preambulën e kushtetutës si pjesë të Serbisë. Mund të sjellë kjo, zoti Mustafj, ndonjë të papritur në negociatat shqiptaro-serbe për statusin përfundimtar të Kosovës në kuptimin e ashpërsimit të situatës? Zoti Mustafaj: Unë, të them të drejtën, e quaj një akt jo inteligjent nga ana e parlamentit serb, përfshirjen e Kosovës në preambulën e kushtetutës së tyre. Kam një bindje të brendshme se, duke njohur pjekurinë e klasës politike kosovare, duke njohur edhe pjekurinë që ka dëshmuar tashmë shoqëria e Kosovës, nuk do të bjerë në këtë provokim. Mënyra më e mirë për ta dëmtuar çështjen e Kosovës tani është të biesh në provokimet e korenteve të ndryshme serbe. BBC: Zoti Mustafaj, ka mendime të vëzhguesve, të huaj kryesisht, sipas të cilëve nëse i bëhen disa koncesione Serbisë në afatin kohor, kjo mund të qetësojë disi situatën, mund të arrihet eliminimi i, siç thuhet, atmosferës nacionaliste në Serbi që refuzon komunitetin ndërkombëtar dhe që mund të krijojë një barrierë për zhvillimin e Ballkanit Perendimor, përfshirë këtu dhe Kosovën. Çfarë mendoni? Zoti Mustafaj: Unë, të them të drejtën, edhe gjatë ditëve që u mbajtë Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, disave nga protagonistët e zhvillimeve në Evropë dhe në mënyrë të veçantë në rajonin tonë, por edhe vetë ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Drashkoviq, ua kam thënë se kjo kohë që kërkohet, e lidhurn me zgjedhjet, mua më duket si një prirje e klasës së sotme politike, udhëheqëse në Serbi, për të hequr nga vetja përgjegjësistë. Pra, për mua nuk është një lëshim që duhet bërë. Imponimi i zgjidhjes përfundimtare ka qenë një gjë që duhej të ishte parashikuar që në fillim. Unë, në emër të diplomacisë shqiptare e kam thënë si një version që në nëntorin - dhjetorin e kaluar kur sapo u hapën negociatat: për mua lëshime dhe, si të thuash, tërheqje, joshje e lidershipt të Serbisë duhet bërë në forma të tjera. Me tërheqjen e Serbisë në mënyrë më të përshpejtuar në proceset integruese. Në procesin e integrimit në NATO, në procesin e integrimit evropian, por kursesi nuk mund të gjenden zgjidhje që cënojnë një proces të pakthyeshëm mbrapa, siç është procesi i pavarësimit në Kosovë për të qetësuar krahët nacionalistë apo krahë të tjerë që ne nuk jemi në gjendje, realisht nga jashtë, të gjykojmë sa e përfaqësojnë ata shoqërinë serbe dhe që, duke mos qenë në gjendje, shpesh jemi të deytruar t'i besojmë ata që e përdorin si shantazh. BBC: Dhe, kur është fjala për statusin dhe bisedimet, shefi i Zyrës së Grupit Ndërkombëtar të Krizave në Prishtinë, ka deklaruar këto ditë për median kosovare se liderët në Kosovë kanë bërë pak përpjekje për të lobuar. Sipas tij, përderisa liderët në Serbi kanë bërë fushatë të mirëfilltë diplomatike, udhëheqësit kosovarë kanë qenë të kufizuar në një debat brenda vendit dhe jo shumë të interesuar për jashtë. Ndikim në këtë, ka thënë ai, ka pasur edhe mungesa e ministrisë së Jashtme, por edhe ndasitë ndërmjet krerëve të Kosovës. Tirana nuk është larg Prishtinës, ç'mendoni për këto vërejtje që, do të thosha, nuk janë të vetmuara? Zoti Mustafaj: E para, unë nuk marrë përsipër të gjykoj një strukturë të tillë joqeveritare, sikurse është Grupi i Krizave. Besoj te dashamirësia e konstatimit të tyre. Nga ana tjetër, nuk ka vend të mbetemi te ankesa për institucione të cilat ende nuk i ka fituar Kosova, siç është ministria e Jashtme. Unë do të thosha se pyetja duhet shtruar - atë potencial që kanë sot institucionet e Kosovës, e kanë shfrytëzuar plotësisht në ballafaqimin dhe në dialogun me komunitetin ndërkombëtar? Mënyra më e mirë për të lobuar është që gjithë klasa politike e Kosovës të flasë para komunitetit ndërkombëtar me një zë, të tregojë kompaktësi dhe unitet dhe, të gjitha debatet e brendshme duhet lënë për më vonë, kur Kosova të jetë e pavarur. Pra, nuk është prioritare tani lufta e brendshme për pushtet, në këtë segment apo në një tjetër të jetës politike në Kosovë, por kryesore është mbyllja e negociatave dhe arritja, finalizimi, me atë qëllim që është një qëllim shumëshekullor i krejt popullit të Kosovës. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||