BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 20 tetor 2006 - 18:53 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Konfirmohet angazhimi i Kfor-it pas statusit

Prishtina
Rreth 40 përfaqësues të vendeve anëtare të Aleancës Veriatlantike, përfunduan të premten një vizitë pune në Kosovë.

Ata gjatë qëndrimit të tyre, kanë takuar komandantin e Kforit, gjeneralin gjerman Rolan Kater si edhe përfaqësues të pushtetit dhe përfaqësues politikë në Kosovë.

Të gjitha takimet kanë qenë të mbyllura, ndërsa për opinionin përfaqësuesit e Nato-s dhanë një konference shtypi në aeroportin e Prishtinës.

General lejtnant Tomas Baptiste, zëvendëskryetari i Komitetit Ushtarak të Natos, duke folur në emër të delegacionit të Nato-s tha:

"Nato nuk do të tolerojë asnjë lloj dhune në Kosovë dhe pavarësisht nga zhvillimet në Serbi dhe ato që lidhen me referendumin për kushtetutën e Serbisë, apo zhvillimet rreth statusit të Kosovës".

"Kfor-i nuk do të tolerojë kurrëfare dhune dhe do të mbajë një ambjent të sigurt dhe të qetë."

"Kfor do të mbetet në Kosovë edhe pas statusit, thanë përfaqësues të Komitetit Ushtarak të Natos, në mbarim të vizitës së tyre."

Ndërkohë komanda e ushtarëve amerikanë të Kforit ka njoftuar se mbrëmë është sulmuar një pjesëtar i saj.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti në Ferizaj, dhe sipas zëvëndëskomandantit të Brigadës Shumëkombëshe të Lindjes, kolonelit Wiliam Smith, ai është sulmuar nga tre persona civilë, ndër të cilët, të paktën njëri prej tyre fliste shqip, ka deklaruar koloneli William Smith.

Ushtari amerikan ka marre lëndime të lehta dhe është trajtuar në spitalin e ushtarëve amerikan Bondsteel në Gjilan.

Komandanti Smith tha se tashmë ka filluar operacioni i përbashkët i Kfor-it dhe policisë së Kosovës, për kapjen e autorëve dhe ketë sulm e ka cilësuar si të patolerushëm.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>