BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E shtunë, 28 tetor 2006 - 10:49 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Rëndësia e referendumit në Serbi

Intervistë me analistin Gabriel Partosh për referendumin në Serbi.

Përse ka nevojë për një kushtetutë të re në Serbi?

Partosh: Që prej fundit të regjimit gjysëm-autoritar të Presidentit Sllobodan Milloseviç gjashtë vjet më parë, partitë politike në Serbi kanë qenë duke diskutuar me hope për një kushtetutë të re që do të zëvendësojë atë ekzistuese të sistemit njëpartiak të vitit 1990.

Diskutimet morën një nxitje nga shpërbërja e Unionit të Serbisë me Malin e Zi në muajin qershor, pas referendumit për pavarësi të Malit të Zi.

Por ndjenja e urgjencës erdhi kohët e fundit pas rritjes së ndërgjegjësimit nga ana e Serbisë se procesi diplomatik i Kombeve të Bashkuara po i afrohet fundit dhe Kosova mund të bëhet e pavarur.

Si ka reaguar Serbia ndaj këtij kërcënimi?

Partosh: Në fund të muajit të kaluar partitë parlamentare në mbarë spektrin politik të Serbisë miratuan tesktin e kushtetutës së re në të cilën Kosova përshkruhet si pjesë integrale e Serbisë.

Por vota unanime e deputetëve nuk është e mjaftueshme që kushetuta të hyjë në fuqi.

Ajo tani duhet të miratohet me refrendum që po zhvillohet të shtunën dhe të dielën.

A do të aprovohet kushtetuta?

Partosh: Duket shumë e mundshme.

Mbi të gjitha ajo është e mbështetur nga koalicioni i qendrës së djathtë, sikurse edhe nga partitë e opozitës, demokratët e qendrës dhe radikalët ultranacionalistë.

Madje, edhe socialistët e ish-presidentit Milloseviç kanë dhënë mbështetjen e tyre që, në fakt, do të thotë varrosje e kushtetutës së tyre.

Përveç kësaj, kryeministri Vojisllav Koshtunica dhe politikanë të tjerë të lartë si dhe Kisha Ortodokse serbe e kanë bërë të qartë se serbët mund ta ruajnë vendin e Kosovës në Serbi duke votuar për kushtetutën.

Kjo do të riforcojë ndjenjat në mesin e shumë serbëve se është detyra e tyre patriotike të mbrojnë vendin e tyre dhe ta mbajnë Kosovën, të cilën e shikojnë si zemrën historike të qytetërimit serb.

Çfarë niveli mbështetjeje kërkohet që kushtetuta të miratohet?

Partosh: Kushtetuta ka nevojë që të marrë votat e të paktën 50% të 6.6 milionë zgjedhësve.

Detyra bëhet më e thjeshtë nga fakti që 1.2 milion zgjedhës shqiptarë, që po e kanë bojkotuar referendumin, nuk janë në listat zgjedhore.

Kjo është për arsye se Serbia nuk ka regjistra të rinovuar për Kosovën, të cilën nuk e ka më në kontroll që prej fundit të luftës në vitin 1999.

Shqipëtarët e Kosovës e kanë injoruar referendumin pasi ata i kanë bojkotuar të gjitha zgjedhjet që prej vitit 1990, kur autonomia zgjeruar e Kosovës u hoq nga presidenti Milloseviç dhe shqiptarët e Kosovës shpallën pavarësinë.

Megjthatë, ata pak dhjetra mijë serbë që janë larguar nga Kosova pritet që të japin mbështetjen e tyre gati unanime.

Proçedura e votimit dyditor synon të inkurajojë pjesëmarrjen dhe për këtë arsye edhe gjasat që kushtetuta të aprovohet janë të mëdha.

Cili ka qenë reagimi i gjashtë vendeve të grupit t kontaktit që ka ndihmuar në përpjekjet e OKB-së për të arritur një marrëveshje?

Partosh: Grupi i Kontaktit, ku bëjnë pjesë pesë vende perëndimore dhe Rusia, ka thënë se as Serbia dhe as shqiptarët e Kosovës nuk mund të bllokojnë në mëynrë të njëanëshme procesin e statusit.

I ngarkuari i SHBA-së për Kosovën, Ambasadori Frank Wisner, tha gjatë një vizite në Prishtinë se e ardhmja e Kosovës është një çështje për popullin e Kosovës dhe komunitetin ndërkombëtar për ta zgjidhur.

Me këtë ai sugjeron se Kosova është duke shkuar drejt pavarësisë, nën një farë mbikqyrjeje ndërkombëtare nga afër.

Nëse kjo ndodh, cili është atëherë qëllimi i referendumit të Serbisë?

Partosh: Udhëheqësit e Serbisë thonë se vendi i tyre duhet të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetuese për të zhvilluar të drejtën për të mbajtur Kosovën.

Por, nga ana tjetër, prapa referendumit fshihet edhe një qëllim pragmatik.

Pas aprovimit të kushtetutës, do të mbahen zgjedhjet e reja - ndoshta në dhjetor.

Në këtë pikë Beogradi do të shpresojë që shpallja e rekomandimeve të zotit Ahzisari të shtyhet kjo nuk do të ndërhyjë në procesin elektoral të Serbisë.

Koalicioni qeverisës i drejtuar nga zoti Kostunica dhe opozita kryesore kanë më shumë shanse për të dalë më mirë në zgjedhje nëse çështja e Kosovës nuk është zgjidhur, sesa nëse bëhen rekomandimeet që favorizojnë pavarësinë e Kosovës.

Marrja e një vendimi të shpejtë për Kosovën mund të çojë në përplasje nacionaliste që do të favorizonin radikalët e vijës së ashpër.

A do ta shtyjnë vendet e Grupit të Kontaktit vendimin për Kosovën me qëllim që t'i mbajnë radikalët larg pushtetit?

Partosh: Mundet. Rusia, që është më afër Serbisë se pjesa tjetër e grupit, ka thënë se nuk ka nevojë të veprohet me nxitim për të gjetur një zgjidhje.

Për çdo rast, një vendim për një shtyrje të mundshme nuk do të bëhet derisa Serbia ta miratojë kushtetuten dhe Beogradi to keto vendosur një datë për zgjedhjet.

Ai i ndihmon referendumi për kushtetutën më shumë klasës politike në Beograd sesa zhvillimit demokratik të Serbisë?

Partosh: Në njëfarë mënyre, po.

Nga ana tjeter kujtoj plebishitin e fundit të Serbisë në prill të vitit 1998 kur presidenti Milloshevië siguroi 95% të votës për të mbështetur qëndrimin e tij kundër përfshirjes ndërkombëtare në negociata për t'i dhënë fund luftimeve në Kosovë.

Brenda disa muajve ai e shpërfilli rezultatin e refendumit për të negociuar me organizata ndërkombëtare.

A do të ketë jetëgjatësi kjo kushtetutë?

Partosh: Disa pjesë të saj do të kenë nevojë të rishikohen.

Përshkrimi i Kosovës si pjesë e Serbisë do të kthehet në një pretendim për territor të huaj nëse Kosova bëhet e pavarur.

Dhe shpallja e Serbisë si 'shtet për popullin serb dhe të gjithë qytetarët që jetojnë atje', është një frymëzim edhe më nacionalist sesa versioni i Millosheviçit që e përshkruan Serbinë si 'shtet për të gjithë qytetarët që jetojnë brenda saj'.

Në vitin 1990 një formulim i ngjashëm nacionalist i kushtetutës kroate çoi në një revolutë të minoritetit serb që e konsideroi atë si dëmtim të statusit të tyre.

Serbia nuk ka arsye të ketë frikë nga një reagim i tillë nga minoritetet.

Por, nëse dëshiron të vendosë marrëdhënie të ngushta me Bashkimin Evropian, do të ketë nevojë që ta amendojnë kushtetutën e re në një të ardhme të afërt.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>