BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 13 qershor 2005 - 11:47 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
KQZ ende nuk ka dokumentacionin e duhur
Numërimi i votave
Vonesa në përgatitjen e dokumentacionit të zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se nuk ka ende dokumentacionin e duhur ndërsa përfundon të hënën afati i dorëzimit të listave dhe numurit të qendrave të votimit nga ana e njësive vendore.

Zyrtarët e KQZ-së flasin për vonesa të shumta që, sipas tyre kanë ndikuar në procesin e shtypjes së fletëve të votimit që do të përdoren në votimet e 3 korrikut.

Zëdhënësi i KQZ-së, Erton Sinani, i tha BBC-së se deri të hënë në mëngjes ata kishin marrë dokumetacionin e duhur vetëm nga 100 njësi vendore, nga 384 syresh.

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë në konsideratë aplikimin e kallëzimit penal për çdo kryetar të njësive vendore që nuk e kanë shlyer detyrimin e vetë ligjor.
Zëdhënësi i KQZ-së, Erton Sinani

Zoti Sinani tha se mosdorëzimi në kohën e duhur të dokumentacionit, që përfshin numrin e zgjedhësve për çdo qendër votimi si dhe sasinë e qendrave të votimit, mund të çojë në kallëzim penal për personat përgjegjës.

"Në rast se në fund të ditës së sotme njësitë e qeverisjes vendore nuk do të kenë sjellë informacionin e plotë atëhere Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë në konsideratë aplikimin e kallëzimit penal për çdo kryetar të njësisë vendore që nuk e kanë shlyer detyrimin e vetë ligjor," tha zoti Sinani.

Sipas të dhënave të deritanishme mendohet që të shtypen rreth 5,8 milionë fletë votimi.

Zgjedhjet e 3 korrikut do të zhvillohen me një raund dhe në të janë regjistruar për të votuar rreth 2,8 milionë zgjedhës.

KQZ ka vendosur shtypjen e dy modeleve të fletëve të votimit, një fletë votimi për kandidatët dhe një për partitë.

KQZ për herë të parë ka vendosur që fletët e votimit të kenë elemente edhe për të votuesit e verbër.

LOKALE
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>