BBCAlbanian.comNews image
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Një qershori - afati i fundit për kandidatët

Kuvendi i Shqipërisë
Zgjedhjet e 3 korrikut do të sjellin parlamentin e gjashtë pluralist
Në Shqipëri më një qershor përfundon afati për paraqitjen e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të tre korrikut.

Sipas disa njoftimeve, jo të gjithë kandidatët për deputetë e kanë bërë këtë, por zëdhënësi i KQZ-së Erton Sinani i tha BBC-së se procesi i regjistrimit vazhdon.

“Në bazë të dispozitave të Kodit Zgjedhor, kandidatët duhet të paraqiten pranë Komisioneve Zonale Zgjedhore dhe të kryejnë regjistrimin e tyre brenda datës 1 qershor. Pastaj ato do të kenë edhe pak kohë për t'u shprehur në lidhje me regjistrimin apo mosregjistrimin e kandidatëve,”- tha zëdhënësi i KQZ-së.

Më herët KQZ njoftoi se kishte probleme edhe me krijimin e disa KZZ-ve, pranë të cilave bëhet regjistrimi, por zëdhënësi Sinani tha se tani ky problem është tejkaluar.

Nga ana tjetër, forcat politike si Partia Socialiste, Partia Demokratike, Lidhja Socialiste për Integrim, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar apo dhe Partia Republikane kanë nxjerrë në publik listat me 100 kandidatët e tyre për deputetët.

Zgjedhjet e tre korrikut që konsiderohen të rëndësishme për Shqipërinë, do të sjellin parlamentin e gjashtë pluralist të vendit.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>