BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 07 qershor 2005 - 08:21 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Vërejtje të ODIHR-it për përgatitjen e zgjedhjeve
OSBE
ODIHR-i raporton për përgatitjen e zgjedhjeve në Shqipëri
Vëzhguesit e ODIHR kanë publikuar një raport lidhur me përgatitjet e zgjedhjeve në Shqipëri.

Shqetësimi kryesor i ngritur në raport është çështja e listave të zgjedhësve.

"Janë vënë re se pjesëtarë të së njëjtës familje gjenden të regjistruar në zona të ndryshme zgjedhore," vë në dukje raporti.

Ai shton se shumë njerëzve nuk u është identifikar vendbanimi për shkak të lëvizjeve të brendshme të popullsisë. Problemet janë vënë re në Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Fier.

Një shqetësim i veçantë nënvizohet nga vëzhguesit ndërkombëtarë lidhur me çështjen e koalicioneve formale që partitë e mëdha kanë krijuar për të përfituar sa më shumë vota për aleatët nga sistemi proporcional.

Strategji të tilla, thuhet në raport, "mund të ulin efektivitetin e sistemit elektoral dhe përmbushjen e objektivave të kushtetutës, e cila sanksionon ndarjen e pushtetit legjislativ në përputhje me votat e fituara".

LOKALE
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>