|
Listat e zgjedhësve shpallen më 8 qershor | |||||||||||||||||||||||
Njësitë e qeverisë vendore pritet të shpallin listat përfundimtare të zgjedhësve në Shqipëri më tetë qershor. Afati për ndryshimet e mundshme nga qytetarët - pasi u shty dy herë - tashmë ka përfunduar. Një nga shqetësimet për procesin zgjedhore në Shqipëri, i theksuar edhe nga OSBE, ishte lista e zgjedhësve. Në zgjedhjet lokale të vitit 2003 u konstatua se lista kishte mangësi, emra që përsëriteshin, ndryshime vendbanimi, por dhe mospërfshirje në listat e votimit. Për t'u tejkaluar këto shqetësime, prej disa javësh u afishuan listat paraprake të zgjedhësve, të cilat qytetarët do të mund t'i kontrollonin. Afati i fundit për kontrollimin e tyre përfundoi të hënën dhe listat e zgjedhësve tani do të bëhen publike më tetë qershor nga ana e njësive të qeverisë vendore. Nga Drejtoria e Gjendjes Civile thonë se deri tani janë hequr rreh 60 mijë emra votuesish që ishin të dubluar, nga rreth 100 mijë që ishin konstatuar më parë. Gjithashtu thuhet se janë përfshirë në lista më shumë qytetarë - rreth 2.8 milion vetë - ndërkohë që lista e plotë e zgjedhësve, me të dhënat më të fundit po formulohet ende. Nëse qytetarët sërish nuk e gjejnë emrin e tyre në lista, ata mund të përfshihen në procesin zgjedhor, por tani, të drejtën e tyre për të votuar do të duhet ta kërkojnë me vendim gjykate, deri gjashtë orë para mbylljes së vendvotimeve, në ditën e votimit. Subjekte vendase, si Presidenti i Republikës Alfred Moisiu, por edhe ato ndërkombëtare kanë bërë thirje për evitimin e mangësive në lista. Në proceset e kaluara zgjedhore, listat e zgjedhjësve kanë qenë një nga shkaqet për diskutimin e rezultatave të zgjedhjeve. |
| |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||