BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 24 maj 2005 - 08:32 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Skadon afati i regjistrimit për zgjedhjet
Tirana
Vetëm të hënën janë regjistruar mbi dhjetë parti për zgjedhje
Në Shqipëri përfundoi afati i regjistrimit pranë Komisionit Qendror të Zgjejdhjeve i subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të tre korrikut.

Sipas Kodit Zgjedhor të Shqipërisë, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare subjektet politike mund të regjistrohen pranë KQZ-së më së largu 40 ditë para zhvillimit të tyre.

Sipas KQZ-së numri i subjekteve politike që do të marrin pjesë në këto zgjedhje ka kaluar numrin 50.

KQZ vetëm dje ka regjistruar mbi dhjetë parti që do të marrin pjesë në garën për parlamentin e vendit.

Pas përcaktimit përfundimtar të numrit të subjekteve politke, KQZ do të miratojë fletët e votimit.

Vlerësohet se në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2003 ka një rritje të subjekteve politike që do të marrin pjesë në garën zgjedhore.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>