BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 26 maj 2005 - 10:23 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
OJQ shqiptare vëzhgojnë zgjedhjet

Votime
OJQ shqiptare do të kenë mbështetjen e USAID-it
Gjashtë shoqata joqeveritare shqiptare me mbështetjen e USAID dhe Institutin Kombëtar Demokratik (NDI) do të vëzhgojnë zgjedhjet e tre korrikut në Shqipëri.

Pritet që të aktivizohen rreth 3500 vëzhgues vendorë, duke synuar mbulimin rreth 65 % të zonave urbane.

Në qytetet e mëdha, objektiv është mbulimi 100 % i qendrave të votimit, kurse në zonat rurale dhe sub-urbane, qendrat e votimit pritet të mbulohen rreth 35 %.

Kristaq Kume, drejtori ekzekutiv i Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sisitemit të Zgjedhjeve i tha BBC-së se “përfaqësues të këtyre OJQ-ve do të vëzhgojnë qind për qind Komisionet Zonale Zgjedhore dhe do të vëzhgojnë pa ndërpreje procesin e numurimit të votave”.

Gjashtë OJQ-të do të dalin me një raport, që sipas zotit Kristaq Kume do të duhet të bëhet pjesë e referencave nga subjektet politike dhe të shoqërisë shqiptarë për zgjedhjet parlamentare.

“Ajo që ne synojmë të arrijmë nëpërmjet këtij vëzhgimi është të prodhojmë një raport tek i cili të referohen subjektet e vendit, apo ato ndërkombëtare. Kjo synohet jo vetëm nëpërmjet sasisë, numrit të vëzhguesve, por edhe me cilësinë e vëzhgimit tonë, i cili do të jetë profesional dhe si i tillë nuk ka pse mos të jetë i referueshëm”.

Kjo nuk është hera e parë që organizatat shqiptare po ndërmarrin vëzhgimin e zgjedhjeve, por raportet e tyre më parë nuk janë përmendur nga politika shqiptare.

Kristaq Kume, drejtori ekzekutiv i Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve thotë se kësaj here kjo qasje do të ndryshojë, sepse “ajo ç'ka mund të sjellim ne është shumë më tepër se ajo që mund të sjellin ndërkombëtarët.”

Sipas tij, OJQ-të shqiptare janë fizikisht më tepër, janë shqiptarët që vëzhgojmë shqiptarët dhe do njohin psikologjinë e atyre që administrojnë zgjedhjet dhe atyre që janë aktorë të procesit zgjedhor.

“Nga ana tjetër, profesionalisht ne nuk jemi më poshtë se ndërkombëtarët. Një pjesë e mirë e stafeve të këtij procesi nga OJQ-të shqiptare janë pjesëmarrës në vëzhgime ndërkombëtare, të organizuara nga ODHR-I”, tha zoti Kume.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>