BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 26 qershor 2007 - 10:49 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Rezoluta mund të votohet këtë javë
Këshilli i Sigurimit të OKB-së
Projekt-rezoluta pritet të votohet këtë javë
Një përpjekje e re për të kaluar një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit, është paralajmëruar të bëhet nga fundi i kësaj jave, megjithë kundërshtimin e zyrtarëve rusë.

Projekt-rezoluta, që bën thirrje për një raund të ri bisedimesh mes Prishtinës dhe Beogradit prej 120 ditësh, ka qarkulluar në Këshillin e Sigurimit javën e kaluar por ajo është kundërshtuar menjëherë nga misioni rus në OKB.

Analistët në Kosovë thonë se zgjidhja për Kosovën mund të dalë nga takimi i presidentit amerikan Xhorxh Bush me atë rus Vladimir Putin në fillim të muajit korrik në SHBA.

Analisti Milazim Krasniqi thotë se nuk do të mund të arrihet asnjë marrëveshje pa zbutjen e qëndrimit rus dhe kjo mund të behet në takimin Bush-Putin.

SHBA-ja thotë se vazhdon të mbështesë planin e Ahtisaarit për pavarësinë e Kosovës pavarësisht nga qëndrimet e zyrtarëve rusë dhe atyre serbë për Kosovën.

Një zëdhënës i departamentit të Shtetit, Tom Casey, ka deklaruar se Kosova është rast unik dhe ajo nuk përbën asnjë shembull që do të pasohet nga ndonjë vend tjetër në botë.

Zoti Casey ka përsëritur qëndrimin e zyrtarëve të lartë amerikanë për Kosovën në mbështetje të pavarësisë së mbikëqyrur, sipas planit të zotit Ahtisaari.

Ndërkohë në Paris, sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, ka deklaruar se Kosova përfundimisht do të jetë e pavarur.

Blairi kërkon qetësi

Kryeministri britanik në largim Tony Blair
Blair bën thirrje për qetësi

Kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, Tony Blair, i ka bërë thirrje popullit të Kosovës që të ruajë qetësinë dhe durimin deri në zgjidhjen e statusit politik.

Në një letër drejtuar popullit të Kosovës, kryeministri britanik ka thënë se ky proces nuk mund të ndalet dhe ka kërkuar nga udhëheqja politike në Kosovë që të bëjë përgatitjet për periudhën e tranizicionit.

"Jam krenar për rolin që Britania e Madhe ka luajtur për t'i dhënë popullit të Kosovës një të ardhme më të mirë," shkruan zoti Blair.

"Më 1999 i thashë Parlamentit Britanik se duhet të veprojmë për të shpëtuar popullin e Kosovës," thotë kryeminstri Blair.

Në letrën e tij zoti Blair thotë se edhe pasardhësi i tij, Gordon Brown, është i përkushtuar ashtu si ai për të arritur rezultatin e drejtë për Kosovën duke nënvizuar se mënyra më e mirë për të arritur këtë është të lëvizet shpejt drejt pavarësisë së mbikqyryr bazuar në planin e Ahtisarit.

Kryeministri Blair është figura politike më e njohur dhe më e çmuar në mesin e shqiptarëve të Kosovës, për shkak të rolit të tij gjatë periudhës së fushatës ajrore të NATO-s.

LOKALE
Protesta nëse zvarritet zgjidhja
25 qershor 2007 | Rajoni
Të hënën përsëri diskutime për Kosovën
23 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Prishtina e pakënaqur me projektrezolutën
22 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Statusi nuk mund të shtyhet në pakufi
21 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Çeku kundërshton bisedime të mëtejshme
20 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Ban Ki Moon bën thirrje për Kosovën
11 qershor 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>