BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 22 qershor 2007 - 12:34 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Prishtina e pakënaqur me projektrezolutën

Gjatë bisedimeve të dështuara mes Prishtinë dhe Beogradit në Vjenë
Projektrezoluta parahstron mundësinë e bisedimeve të reja
Projektrezoluta e fundit e OKB-së, e cila parashikon shtyrjen me të paktën katër muaj të përcaktimit të statusit, nuk është pritur me entuziazëm në Kosovë.

Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për statusin, Stefan Lehne është takuar të enjten në Prishtinë me zyrtarët kosovarë për t'u kërkuar atyre që të mos e humbasin durimin dhe të mos ndërmarrin hapa të njëanshëm.

Kryeministri i Kosovës Agrim Çeku, pas takimit me zyrtarin evropian, ka thënë se populli i Kosovës po e humbiste besimin, jo vetëm tek faktori ndërkombëtar, por edhe tek instiucionet vendore.

Presidenti Fatmir Sejdiu, pas takimit me të dërguarin e BE-së për statusin, ka thënë se Kosova nuk duhet të mbetet përgjithnjë peng i vullnetit të ndonjë vendi, në këtë rast të Rusisë.

Edhe anëtarë të Ekipit të Unitetit kanë shprehur shqetësimin e tyre për mundësinë e shtyrjes së statusit, por kanë thënë se nuk do të ndërmarrin veprime të njëanshme.

Por gjashtë deputetë nga grupi parlamentar për Integrim në Kuvendin e Kosovës, kërkuan shkarkimin nga posti të pjesëtarëve të Ekipit të Unitetit.

Propozimin e ka paraqitur shefi i këtij grupi Ferid Agani.

Ai i ka deklaruar BBC-së se me përfundimin e negociatave, kanë pushuar arsyet e funksionimit të ekipit.

Ndërkohë, shoqatat e veteranëve të luftës, kanë paralajmëruar për mundësinë e përshkallëzimin e situatës "në rast se nuk do të përfillet vullneti i popullit të Kosovës".

Edhe Konfederata e Sindikatave të lira, një organizatë e re e sindikatave, me udhëheqës kryetarin e dikurshëm të Sindikatave të Pavarura, Bahri Shabanin.

Z. Shabani ka deklaruar se në rast se shtyhet statusi, muajt shtator dhe tetor mund të jenë të vështirë për Kosovën dhe në rast se do të ketë protesta, pjesë e tyre do të jenë edhe sindikatat.

Ndërkohë, Lëvizja 'Vetëvendosje', por edhe organizata të tjera kanë paralajmëruar protesta.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>