BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 11 qershor 2007 - 20:43 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ban Ki Moon bën thirrje për Kosovën
Ban Ki-Moon
Zoti Moon tha se KS duhet të bënte gjykim të drejtë për planin Ahtisaari
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të mos humbasë shumë kohë përpara se të vendosë për planin e OKB-së për një pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.

Zoti Ban u tha gazetarëve në Nju Jork, se Këshilli i Sigurimit duhet të bëjë një gjykim të drejtë dhe të ndershëm për të mbështetur planin e të dërguarit të OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari.

Rusia ka kërcënuar të vendos veton mbi draftin aktual të rezolutës.

Gjatë vizitës së tij në Evropë, Presidenti Bush bëri thirrje përsëri për pavarësinë e Kosovës.

Kjo deklaratë e bëri kryeministrin e Serbisë, Vojislav Kostunica të përgjigjej me fjalët:" SHBA-ja nuk ka asnjë të drejtë të japë pjesë nga territori i Serbisë."

Gjatë një fjalimi të tij, kryeministri i Kosovës, Agim Çeku u bëri thirrje shqiptarëve të Kosovës të ruanin qetësinë dhe të merrnin zemër nga mbështetja e presidentit Bush për Kosovën.

LOKALE
Lidershipi kosovar i kënaqur me Bushin
11 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Prishtina - Vizitë historike
10 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Prishtina bën apel për statusin
08 qershor 2007 | Faqja Kryesore
G8-a pa marrëveshje për Kosovën
08 qershor 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>