|
Prishtina - Vizitë historike | |||||||||||||||||||||||
Vizita e Presidentit Bush në Shqipëri vlerësohet të jetë një ngjarje e madhe edhe për Kosovën. Kjo jo vetëm për faktin se Kosova pritet të jetë njëra prej temave që do të diskutohen në Tiranë, por nga fakti se ajo realizohet pikërisht në kohën kur statusi politik i Kosovës ka hyrë në fazën e fundit. Ka patur disa spekulime se Presidenti amerikan gjatë kësaj vizite do t'i kalonte disa orë edhe në Kosovë dhe se vizita e tij do të bëhej në momente të rëndësishme dhe historike për Kosovën. Shumë në Kosovë këtë vizitë e kishin lidhur me mundësinë që ajo të përkonte edhe me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, por duket se e gjithë kjo ishte mbështetur vetëm në shpresat dhe dëshirat e tyre. Politikanë dhe analistë në Prishtinë thonë se vizita e presidentit amerikan në çdo rrethanë do të jetë historike edhe për Tiranën, edhe për Prishtinën. Në këtë prizëm është parë komentuar edhe deklarata e Presidentit Bush në Romë se "tani është koha që Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të veprojë lidhur me planin e Ahtisaarit për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës". | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||