|
Të hënën përsëri diskutime për Kosovën | |||||||||||||||||||||||
Negociatat në Këshillin e Sigurimit mbi të ardhmen e Kosovës po vazhdojnë pa ndonjë shenjë marrëveshje. Pas disa projektesh të një rezolute dhe udhëtimit në Kosovë për të parë gjendjen nga afër, Këshilli i Sigurimit ende nuk mund të arrijë një marrëveshje. SHBA dhe vendet evropiane duan të aprovojnë planin e të dërguarit special për Kosovën, Martti Ahtisaari që e çon Kosovën drejt pavarësisë nën mbikqyrje të BE-së. Por Rusia, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit që ka pushtetin e vetos është kundër. Rusia, një aleate e hershme e Serbisë kërkon negociata të tjera midis Prishtinës dhe Beogradit. Dhe Indonezia, një anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit, është e shqetësuar për precedentin që mund të krijohet nga pavarësia e Kosovës. Indonezia ka lëvizje separatiste që nuk do të inkurajojë. Diskutimet do të vazhdojnë të hënën në OKB. Megjithatë, diplomatët thonë se takimi jo zyrtar midis presidentit Bush dhe atij Putin në Maine mund të ketë rëndësi për zgjidhje të kësaj çështjeje. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||