|
Lavrov nënvizon mosmarrëveshjet për Kosovën | |||||||||||||||||||||||
Ministri i Jashtëm rus ka nënvizuar përsëri mosmarrëveshjet lidhur me Kosovën dhe mbrojtjen raketore amerikane pas një takimi të ftohtë të nivelit të lartë me udhëheqësit e Bashkimit Evropian. Duke folur për BBC-në, ministri i jashtëm, Sergei Lavrov tha se ata që donin që Këshilli i Sigurimit të ndryshonte statusin e Kosovës ishin të mbarsur me "instiktet koloniale". "Rasti i Kosovës nuk është një çështje midis Rusisë, BE-së dhe Shteteve të Bashkuara," tha zoti Lavrov. "(Ajo) është në çështje për popullin e Serbisë dhe është një çështje që, sipas rezolutës së Këshilit të Sigurimit të OKB-së 1244, miratuar me konsensus, e mbëshetur nga Rusia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, duhet zgjidhur me negociata midis Beogradit dhe Prishtinës," tha ai Samiti në qytetin jugor rus të Samaras përfundoi me mosmarrëveshje të hapura për disa çështje, përfshirë të drejtat e njeriut dhe marrëdhëniet e Rusisë me shtetet balltike. Po çfarë ka çuar në përkeqësimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian? Në ditët kur Gerhard Shroederi ishte kancelar gjerman, takimet e nivelit të lartë me Vladimir Putinin ishin raste ku i rriheshin krahët njëri-tjetrit dhe qeshej. Tani Angela Merkel dhe Vladimir Putini mezi e panë njëri-tjetrin në sy. Është një demonstrim grafik për të treguar se sa poshtë janë zhytur marrëdhëniet midis BE-së dhe Rusisë. Pra, çfarë ka ndodhur? Dy gjëra. Evropa ka shkuar drejt lindjes dhe Rusia është pasuruar. Tri vjet më parë ish-satelitët sovjetikë, Letonia, Lituania dhe Estonia u futën në BE. Këto shtete balltike kanë të gjitha pakica ruse dhe shumë punë të pambaruara me Moskën. Pra, me një lëvizje, marrëdhëniet e BE-së me Moskës u bënë shumë më të komplikuara. Dhe pastaj vijnë paratë e naftës. Dhjetë vjet më parë Rusia ishte pranë falimentimit, ajo nuk kishte asnjë forcë të kërkonte ndonjë gjë më shumë. Sot, falë naftës, Moska ka rezervat e treta më të mëdha tregtare në botë, 350 miliardë dhe ato vazhdojnë të rriten. Kjo e bën Rusinë e Putinit me shumë besim, dhe shumë më agresive, dhe shumë më të vështirë për të folur me të. | LOKALE Samit i vështirë në Samarra18 maj 2007 | Faqja Kryesore Përfundon me polemika Samiti BE-Rusi 18 maj 2007 | Faqja Kryesore Komisioneri i zgjerimit në Beograd16 maj 2007 | Faqja Kryesore Ende jo marrëveshje për Kosovën16 maj 2007 | Faqja Kryesore SHBA nuk tërhiqet nga planet15 maj 2007 | Faqja Kryesore Zyrtarët amerikanë e gjermanë në Moskë15 maj 2007 | Faqja Kryesore "Rezoluta mbi Kosovën sa më shpejt"10 maj 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||