Bashkimi Evropian thotë se është gati të rifillojë bisedimet për lidhje më të ngushta me Serbinë, sapo Beogradi të demonstrojë angazhimin e vet për arrestimin e të dyshuarve për krime lufte. Komisioneri i zgjerimit i BE-së, Olli Rehn, po fliste në Beograd një ditë pasi parlamenti serb aprovoi një qeveri të re koalicioni, të përbërë nga tre partitë kryesore pro-demokratike. BE pezulloi bisedimet me Serbinë për Marrëveshjen e Asociimit një vit më parë pasi Beogradi dështoi të arrestojë dhe ekstradojë të dyshuarin për krime lufte, Ratko Mlladiç. Pas takimit me zotin Rehn, ministri i ri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç, tha se qeveria ishte gati të bashkëpunonte me Gjykatën e Hagës për krime lufte, por ritheksoi opozitën e fortë të Beogradit ndaj pavarësisë së propozuar për Kosovën. | | |