|
Samit i vështirë në Samarra | |||||||||||||||||||||||
Presidenti rus, Vladimir Putin, takohet me udhëheqësit e Bashkimit Evropian gjatë një samiti që zhvillohet në një klimë tensionesh në rritje për një numër çështjesh. Kancelarja gjermane, Angela Merkel vendi i së cilës ka presidencën e rradhës të BE-së, do të drejtojë një delegacion në bisedimet me zotin Putin në qytetin jugor rus Samarra. Ajo tha përpara samitit, se nuk mund të priteshin rezultate konkrete, por shtoi se bisedimet mund të shkonin në themel të çështjes se përse nuk pajtoheshin palët. Dallimet ngrihen mbi çështjet si furnizimet me energji, e ardhmja e statusit të Kosovës, tregtia me Poloninë dhe marrëdhëniet mes Rusisë dhe Estonisë. Një korrespondent i BBC-së, në Moksë thotë se është e qartë që ky samit do të jetë i vështirë dhe pritet të shënohet pak përparim. | LOKALE Zyrtarët amerikanë e gjermanë në Moskë15 maj 2007 | Faqja Kryesore SHBA nuk tërhiqet nga planet15 maj 2007 | Faqja Kryesore Nato reagon ndaj kërcënimit rus27 prill 2007 | Faqja Kryesore Rusia kundër sistemit amerikan të raketave19 prill 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||