|
Rusia kundër sistemit amerikan të raketave | |||||||||||||||||||||||
Zyrtarë të lartë amerikanë janë takuar me homologët e tyre ruse në selinë e NATO-s në Bruksel. Diskutimet janë përqëndruar në kundërshtimin e Moskës për planin amerikan për ngritjen e një sistemi mbrojtës kundër raketave në Evropë. Rusia e kundërshton planin për ngritjen e këtij sistemi në dy ish-vende të bllokut sovjetik, Poloni dhe Republikën Çeke. Në prag të takimit në Bruksel të enjten, zëvendëskryeministri rus, Sergej Ivanov, tha se nuk shihte ndonjë bazë për të bashkëpunuar me amerikanët në këtë projekt. Rusia është e vendosur të bëjë ç'është e mundur për të mos i lejuar Shtetet e Bashkuara që të vendosin sistemin e ri të mbrojtjes kundër raketave në 'oborrin e Moskës'. Zoti Ivanov ka paralajmëruar në disa raste se nëse Uashingtoni e hedh këtë hap, atëherë kjo do të ishte shkëndijë për një garë të re armatimi. Në shkurt Rusia shpalli një shtim të konsiderueshëm të buzhetit në fushën e mbrojtjes. Afro 200 miliardë dollarë do të shpenzohen për një seri të re raketash me rreze të gjatë veprimi, për nëndetëse që mbajnë mbushje bërthamore si dhe për disa aeroplanmbajtëse të reja. Fundjavën e kaluar Rusia inaguroi nëndetësen e parë me raketa bërthamore që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Objektivi i Rusisë, sigurisht, që nuk është një garë e re armatimi me Shtetet e Bashkuara. Rusia nuk mund ta përballojë këtë garë. Moska vetëm se dëshiron të pengojë avancimin ushtarak të Amerikës në atë që ajo e konsideron se është oborri i saj i përparmë. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||