BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 15 maj 2007 - 07:18 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Zyrtarët amerikanë e gjermanë në Moskë
Rice dhe presidenti Putin në një nga takimet e mëparshme (arkiv)
Pritet takim i vështirë Rice-Putin
Dy zyrtarë të lartë perëndimorë vizitojnë Moskën ndërsa duket se marrëdhëniet e Perëndimit me Rusinë janë në një pikë të ulët.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, po përgatitet për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, shkon sot në Moskë në përpjekje për të shpëtuar samitin e kësaj jave midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian, që ai të mos dominohet nga mosmarrëveshjet.

Zoti Steinmeier e ka pranuar se samiti do të jetë i vështirë dhe se nuk ka asnjë garanci për zgjidhjen e ndonjë prej problemeve gjatë takimeve të tij në Moskë.

BE-ja dhe Moska janë në mosmarrëveshje lidhur me të ardhmen e Kosovës, ndërsa Rusia ka mosmarrëveshje të veçanta me Poloninë dhe Estoninë.

Zonja Rice është zyrtarja më e lartë amerikane që takohet me zotin Putin që kur udhëheqësi rus mbajti një fjalim në Mynih në shkurt me anë të të cilit sulmoi Shtetet e Bashkuara për atë që e quajti "dëshira e tyre për dominim global".

Zoja Rice thotë se nuk i pëlqen retorika - zyrtarët rusë thonë se ata presin zhvillimin e bisedimeve të qeta dhe pozitive.

SHBA-ja dhe Rusia janë të ndarë thellë për disa çështje, përfshirë shtrirjen e sistemit amerikan të mbrojtjes raketore në Evropën lindore, ashtu edhe çështjen e statusit të Kosovës.

Zonja Rice pranon se marrëdhëniet e tyre nuk janë në një periudhë të lehtë, por as nuk i afrohen armiqësisë së Luftës së Ftohtë.

Zëvendëskreu i Partisë Liberaldemokrate ruse, Alexei Mitrofanov, i tha BBC-së se ishte e qartë se marrëdhëniet ruso-amerikane ishin përkeqësuar në vitet e fundit.

"Nuk ka Luftë të Ftohtë, por ka një "Paqe të Ftohtë".... tani marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë nuk janë aq të ngushta sa ç'ishin dhjetë vjet më parë në epokën e zotit Jelcin," tha zoti Mitrofanov.

LOKALE
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>