|
Rice në Moskë diskuton edhe për Kosovën | |||||||||||||||||||||||
Një listë mosmarrëveshjesh midis SHBA dhe Rusisë do të jenë në tryezë kur sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, të arrijë në Moskë. Presidenti Putin e ka akuzuar SHBA se po ndjek politika që e kanë bërë botën një vend më të rrezikshëm. Si përgjigje, Uashingtoni e ka kritikuar Moskën se po përqëndron më shumë pushtet në Kremlin. Condoleezza Rice do të përpiqet të risigurojë Rusinë rreth planeve të veta për zgjerim të mbulesës mbrojtëse raketore në Evropën lindore. Rusia është kundër kësaj pasi nuk do që më shumë pajisje ushtarake amerikane të jenë pranë oborrit të vet. Sekretarja amerikane e shtetit do të përpiqet të kapërcejë edhe kundërshtimet e Rusisë ndaj përpjekjeve për të çuar Kosovën drejt pavarësisë dhe SHBA ka nevojë për përkrahjen ruse për të mbajtur presionin ndërkombëtar ndaj programit bërthamor të Iranit. Por ndërsa Uashingtoni mund të jetë i shqetësuar për drejtimin në të cilin presidenti Putin po e çon vendin, ai nuk mund të dojë të armiqësojë më tej Kremlinin. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||