|
Nato reagon ndaj kërcënimit rus | |||||||||||||||||||||||
Anëtarët e NATO-s kanë shprehur shqetësim serioz rreth kërcënimit të presidentit rus, për tërheqje nga nga një traktat kyç për armatimin. Vladimir Putin tha të enjten se Rusia do të pezullonte pjesëmarrjen në Traktatit Evropian për kontrollin e armëve konvencionale. Udhëh4qësi rus e bëri këtë njoftim gjatë fjalimit vjetor të mbajtur para kombit. Ai e lidhi vendimin e marrë me planet amerikane për të ngritur sistemi mbrojtëse anti-raketore në Evropën Lindore, plane që sipas tij, kërcënojnë sigurinë globale. Reagimi i Jaap de Hoop Scheffer ndaj deklaratës së z. Putin, ishte: "shqetësim i madh, zhgënjim dhe keqardhje". Reagimi Me këto fjalë ai përmblodhi reagimin e gjithë vendeve anëtare të NATO-s. Z. de Hoop Scheffer shtoi se anëtarët e aleancës e konsiderojnë traktatin e armëve si një nga arritjet në fushën e sigurisë në Evropë. Marrëveshja që u arrit në vitin 1990, kufizon dislokimin e trupave dhe mjeteve ushtarake dhe u rishikua pas kolapsit të Traktatit të Varshavës. Bëhet fjalë për çështje me rëndisë madhore: NATO do që Rusia të tërheqë trupat nga Gejorgjia dhe Moldavia. Por kjo mosmarrëveshje shkon edhe më larg se kaq. Shqetësimi i Rusisë rreth një plani amerikan për të instaluar stacione radarësh në evropën Lindore , gjithsesi po vinte në rrinte. Uashingtoni thotë se qëllimi i ngritjes së tyre është që të shmangen sulme të mundshme raketore ga Koreja e Veriut, Irani a vende të tjera në Lindjen e Mesme. Por Rusia thotë se objektivi është ajo. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||