|
SHBA nuk tërhiqet nga planet | |||||||||||||||||||||||
Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, thotë se SHBA do t'i vazhdojë planet për ndërtimin e sistemit anti-raketor. Pas bisedimeve në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin znj. Rice ka lënë të kuptohet se Uashingtoni synon t'i çojë më tej planet për zgjerimin e sistemit të mbrojtjes raketore, pavarësisht nga kundërshtimi i fuqishëm i Moskës. Znj. Rice tha se Amerika do të përdorë teknologjinë e nevojshme për të mbrojtur veten. Pas bisedimeve, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se presidenti Putin kishte rikonfirmuar shqetësimet e Rusisë për këtë çështje. Megjithatë, z. Lavrov tha se palët kishin rënë dakord t'i pakësonin kritikat në publik për njëra-tjetrën. Mosmarrëveshje dhe për Kosovën Korrespondenti ynë në Moskë thotë se në takimin mes znj. Rice dhe presidentit Putin, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar ndryshimet mes tyre, pa i zgjidhur dot ato. Washingtoni dhe Moska ranë dakord t'i ulin tonet e retorikës në shkëmbimet publike, por Condoleezza Rice është ende e gatshme të bëjë deklarata të fuqishme. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara duhej ta përdornin një teknologji të tillë për t'u mbrojtur dhe do ta bënin një gjë të tillë. Nuk është arritur marrëveshje as për çështjen e Kosovës. Korrespondenti ynë në Moskë thotë se duket se gjasat për të arritur një marrëveshje në këtë pikë, janë të pakta. Privatisht, në Kremlin thonë se janë të zhgënjyer me faktin që Uashingtoni ka dyshime për gjendjen e demokracisë në Rusi. Shumë në Moskë i shohin kritika të tilla si përpjekje për të ndërhyrë në politikën e brendshme ruse. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||