BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 16 maj 2007 - 08:13 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ende jo marrëveshje për Kosovën
Rice dhe Lavrov në Moskë
Ende jo marrëveshje për Kosovën
Gazetat britanike komentojnë rezultatet e vizitës së sekretares amerikane të Shteitit Condokeeza Rice në Moskë, dhe diskutimet për çështjen e Kosovës janë një prej çështjeve të diskutuara me presidentin rus Vladimir Putin.

"Bisedimet e Moskës nuk mundën të lehtësojnë tensionet Lindje-Perëndim," shkruan një titull në faqen ndërkombëtare të gazetës THE DAILY TELEGRAPH.

Gazeta shkruan se zyrtarja e lartë amerikane "nuk mundi të sigurojë asnjë lëshim nga Vladimir Putini."

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se nuk ishte arritur asnjë marrëveshje lidhur me të ardhmen e Kosovës.

Moska po kërcënon të vendosë veton ndaj një rezolute të mbështetur nga SHBA-ja për t'i dhënë Kosovës sovranitetin.

Pas bisedimeve, zonja Rice tha në një intervistë për radion Ekho Moskvy se Kosova nuk do të bëhet kurrë më pjesë e Serbisë. "Kjo është e pamundur," tha ajo.

"Asnjera palë nuk bëri lëshim për të ardhmen e Kosovës," shkruan gazeta tjetër britanike THE TIMES.

Gazeta shkruan gjithashtu se samiti i ardhshëm midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë "pritet të dominohet nga çështje ku është e pamundur të arrihet marrëveshje, si çështja e Kosovës, që shpjegon pse të premten nuk pritet të ketë ndonjë komunikatë të përbashkët."

Ministri i jashtëm gjerman Steinmeir tha se nuk ishte bërë përparim në ndonjë nga çështjet e debatueshme, por tha se të dyja palët do të punojnë për të arritur zgjidhje.

Zoti Putin tha se ka ndryshime opionioni midis Rusisë dhe BE-së, por "falë Zotit", shtoi ai, "nuk ka konflikte interesi".

Të njëjtën linjë mban edhe gazeta THE FINANCIAL TIMES.

Gazeta shkruan se Rusia ka pranuar të ulë retorikën e saj anti-amerikane, por të dy vendet nuk mundën të bëjnë përparim gjatë bisedimeve për çështjet që i ndajnë - Kosova dhe mbrojtja raketore.

"Të dy vendet nuk gjetën terren të përbashkët lidhur me planin e Kombeve të Bashkuara për t'i dhënë pavarësi Kosovës," shkruan gazeta.

Zoti Putin dhe zonja Rice ranë dakord për të kërkuar "zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët".

Megjithatë, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, tha se zgjidhje të tilla "nuk duken menjëherë në pamje".

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>