BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 18 maj 2007 - 18:42 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Përfundon me polemika Samiti BE-Rusi
Hartë e Rusisë
Nuk arrihet marrëveshje për shumë pika
Ka përfunduar Samiti mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë, ku të dyja palët janë mbërthyer në polemika, lidhur me të drejtat e njeriut.

Presidenti Putin akuzoi Estoninë dhe Letonin se kanë shkelur të drejtat e rusëve etnikë, duke thënë se trajtimi nuk ishte i denjë për Evropën.

Në shkëmbim, Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso, tha se nëse Rusia kishte një mosmarrëveshje me një vënd të Bashkimit Evropian, atëhere kishte të bënte me tërë Be-në.

Marrëveshje nuk është arritur për shumë çështje, përfshi edhe atë të Kosovs.

Një korrespondent i BBC-së thotë se kjo shënon një nivel të ulët të marrëdhënieve mes BE-së dhe Rusisë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>