|
Fuqitë do të diskutojnë për sanksione ndaj Iranit | |||||||||||||||||||||||
Gjashtë fuqitë e mëdha, që po përpiqen ta bindin Iranin të kufizojë kërkimet e tij bërthamore, kanë rënë dakort të diskutojnë lidhur me sanksione të mundshme kundër këtij vendi. Gjatë një takimi në Londër, përfaqësuesit e këtyre vendeve thanë se ishin shumë të zhgënjyer që Irani nuk kishte pranuar të pezullonte pasurimin e uraniumit. Deklarata për të cilën është rënë dakord në Londër thotë se gjashtë fuqitë e mëdha të përfshira në negociata do të diskutojnë tani lidhur me disa masa që nuk janë bërë ende publike lidhur me Iranin. Por ka mosmarrëveshje lidhur me domethënien e kësaj deklarate. Uashingtoni beson se vendimi për të vendosur sanksione tani është marrë praktikisht, megjithëse nënsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, pranon se hollësitë janë ende për t'u diskutuar. Zoti Burns tha se javën e ardhshme pritet të fillojë puna për përpilimin e një rezolute të OKB-së për sanksione ndaj Iranit. Por duket se vende të tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit ende ngurojnë ta ndërmarrin këtë hap. Rusia po e minimizon rëndësinë e kësaj marrëveshjeje. Ajo thotë se askush nuk po flet për votim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për sanksione në të ardhmen e afërt. Ndërkohë sekretarja e Jashtme britanike, Margaret Beckett, e cila është më pranë pozicionit amerikan, po thekson nevojën për arritjen e një zgjidhjeje të negociuar. | LOKALE Chirac sugjeron dialog me Iranin18 shtator 2006 | Faqja Kryesore Reagime pas propozimit të Iranit 24 gusht 2006 | Faqja Kryesore Perëndimi pret reagimin bërrthamor të Iranit 22 gusht 2006 | Faqja Kryesore Irani sfidues ndaj OKB21 gusht 2006 | Faqja Kryesore Irani sfidon OKB-në pas rezolutës06 gusht 2006 | Faqja Kryesore Rezoluta e OKB-së i vë një muaj afat Teheranit31 korrik 2006 | Faqja Kryesore 'Optimizëm' për bisedimet me Iranin07 qershor 2006 | Faqja Kryesore Solana i dorëzon Teheranit propozime të reja 06 qershor 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||