|
'Optimizëm' për bisedimet me Iranin | |||||||||||||||||||||||
Presidenti amerikan, Xhorxh Bush ka thënë se reagimi i Iranit ndaj planeve të ofruara nga perëndimi dukej një hap pozitiv. Megjithatë, optimizmi ka qenë i kujdesshëm nga të gjitha palët. Paketa e iniciativave dhe ndëshkimeve nuk është bërë publike, por disa detaje kanë filluar të dalin. Rrallë më parë, retorika midis Teheranit dhe Uashingtonit ka tingëlluar kaq inkurajuese. Iranianët përshkruam paketën e re me iniciativa për t'i bindur ata të pezullojnë pasurimin e uraniumit si pozitive. Autoritetet amerikane nuk do të bëjnë të njohura detajet e propozimeve, duke thënë se diplomacia është në një fazë të ndjeshme. Por diplomatët perëndimore thonë se marrëveshja përfshin ndihmë për ndërtimin e një stacioni me fuqi bërthamore dhe furnizimin me karburant bërthamor nga Evropa ose Rusia. SHBA gjithashtu mund të duan t'i japin fund dekadave të embargos tregtare për të lejuar Iranin të shfrytëzojë pjesë të rëndësishme të avionëve, ndërsa disa raporte të tjera sugjerojnë se Irani mund të lejohet të vazhdojë me disa aspekte të kërkimit dhe prodhimit bërthamor, përsa kohë që ndalon pasurimin e uraniumit. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||