|
Irani sfidon OKB-në pas rezolutës | |||||||||||||||||||||||
Irani thotë se do të sfidojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe do të vazhdojë me programin e tij të debatueshëm bërthamor. Kryenegociatori iranian për çështje bërthamore, Ali Larijani, tha se Teherani do të ndjekë të drejtën e tij legjitime për të zhvilluar energjinë bërthamore. Zoti Larijani e përshkroi si "të paligjshme" rezolutën e OKB-së të miratuar javën e shkuar, e cila kërcënon vendosjen e sanksioneve nëse Irani nuk e pezullon pasurimin e uraniumit. Ai la gjithashtu të kuptohet se Irani mund të tërhiqet nga Traktati i Mospërhapjes së Armëve Bërthamore nëse vendosen sanksionet dhe paralajmëroi për kundërpërgjigje iraniane. "Do të ketë kaq shumë pasoja në fushën ndërkombëtare dhe ata do të humbin më shumë se ne," tha zoti Larijani. "Ne nuk duam ta ndjekim këtë shteg, por nëse ata e ndërmarrin këtë inisiativë (sanksionet) ... ne do të kundërpërgjigjemi në atë mënyrë që do të krijojë dhimbje të mjaftueshme për ta," tha kryenegociatori iranian për çështjet bërthamore. Korrespondenti i BBC-së në Teheran thotë se duket se Irani ka vendosur që programi i tij bërthamor ia vlen që të rrezikosh një konfrontim me Perëndimin. | LOKALE Rezoluta e OKB-së i vë një muaj afat Teheranit31 korrik 2006 | Faqja Kryesore 'Optimizëm' për bisedimet me Iranin07 qershor 2006 | Faqja Kryesore Irani i gatshëm për kompromis04 qershor 2006 | Faqja Kryesore Irani me bombë bërthamore 'për dhjetë vjet'02 qershor 2006 | Faqja Kryesore Irani i përgjigjet me kusht ftesës amerikane01 qershor 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||