BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 04 qershor 2006 - 08:28 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Irani i gatshëm për kompromis
Presidenti iranian Ahmedinejad
Presidenti iranian flet për kompromis të mundshëm
Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, ka thënë se është e mundur një marrëveshje me fuqitë kryesore botërore lidhur me ambicjet bërthamore të Iranit.

Deklarata e tij vjen pak ditë pasi gjashtë fuqitë kryesore, përfshirë Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, ofruan një paketë masash nxitëse me qëllim që si shkëmbin Irani të ndalojë pasurimin e uraniumit.

Zoti Ahmadinejad tha se sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anna i kishte telefonuar për t'i kërkuar që të shqyrtojë propozimet e bashkësisë ndërkobmëtare.

Presidenti iranian tha se do të merret një vendim mbi bazën e interesit kombëtar të Iranit, duke përjashtuar ndalimin e pasurimit të uraniumit.

"I them popullit të dashur iranian, u them dhe atyre, ne i konsiderojmë të drejtat tona bërthamore - përdorimin e teknologjisë së prodhimit të karburantit bërthamor dhe teknologjinë bërthamore për qëllime paqësore - si pjesë e të drejtave tona të dukshme ligjore," tha zoti Ahmedinejad.

"Ne nuk do të negociojmë më për të drejtat tona të dukshme," tha presidenti iranian gjatë një fjalimi televiziv.

Shefi i Bashkimit Evorian për politikat e jashtme, Javier Solana, pritet të vizitojë Teheranin për të diskutuar lidhur me këto propozime.

LOKALE
Irani me bombë bërthamore 'për dhjetë vjet'
02 qershor 2006 | Faqja Kryesore
Ahmadinexhad sulmon Bushin
09 maj 2006 | Faqja Kryesore
Ahmadinexhad i dërgon letër Bushit
08 maj 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>