|
Ahmadinexhad i dërgon letër Bushit | |||||||||||||||||||||||
Qeveria iraniane thotë se presidenti, Mahmud Ahmadinexhad i ka shkruar një letër presidentit amerikan, George Bush. Një zëdhënës i qeverisë tha se në letër analizohej gjendja e çështjeve ndërkombëtare dhe ofroheshin propozime të reja për t'u përballur me situatën aktuale në botë që përshkruhet si e brishtë. Zëdhënësi njoftoi se letra do të dërgohet përmes ambasadës zvicerane në Teheran, për arsye se SHBA-ja dhe Irani nuk kanë as marrëdhënie formale diplomatike. Ministrat e jashtëm të gjashtë fuqive të mëdha takohen të hënën në Nju- Jork për të diskutuar për programin bërthamor të Iranit. Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, do të jetë mikëpritësja në një drekë pune me homologët e saj nga Britania, Franca, Gjermania, Kina dhe me shefin për Politikë të Jashtme të BE-së, Javier Solana. Takimi vjen në kohën kur Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të vazhdojë të negociojë për një zgjidhje që i bën thirrje Iranit për të ndaluar pasurimin e uraniumit, ose ndryshe mund të përballet me pasojat. Analisti i BBC, Jonathan Markus thotë se është diçka shumë e jashtëzakonshme që presidenti Ahmadinexhad t'i dërgojë letër direkt presidentit Bush, duke patur parasysh ndarjen e madhe ideologjike që ka mes tyre. Shumë figura kryesore në SHBA i kanë bërë thirrje Bushit të kërkojë kontakte të drejtpërdrejta me iranianët. Tani duket se iranianët e kanë ndërmarrë lëvizjen e parë. Por ajo që ka rëndësi më shumë, përveç përmbajtjes së letrës, është se nga vjen ajo. Presidenti Ahmadinexhad nuk është i vetmi zë kontrollues në politikën e jashtme iraniane. Ekspertët amerikanë do të kërkojnë të vendosin nëse kjo është vetëm iniciativa e tij, apo nëse vjen nga ata që vërtetë janë në krye të drejtimit të Iranit. | LOKALE Irani sulmon rezolutën e OKB-së05 maj 2006 | Faqja Kryesore El Baradei paraqet raportin për Iranin 28 prill 2006 | Faqja Kryesore Irani ka injoruar kërkesat e ndërkombëtarëve28 prill 2006 | Faqja Kryesore Diplomatët nuk bien dakort për sanksionet19 prill 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||