Irani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë se po krijojnë një krizë artificiale në përpjekje për të miratuar një rezolutë të Këshillit të Sigurmit të OKB-së që kërkon ngrirjen e programit të pasurimit bërthamor të Iranit. Ambasadori iranian në OKB, Javad Zarif u tha gazetarëve në Nju-Jork se projekt-rezoluta tregonte se vendet perëndimore kërkonin të krijonin një atmosferë tensioni. "Mendoj se Irani e ka bërë shumë të qartë se ne jemi të përgatitur të ecim përpara me masat e transparencës. Irani është i përgatitur për një zgjidhje të negociuar, por gjithnjë e kemi bërë shumë të qartë se Irani nuk reagon mirë para kërcënimit dhe kjo rezolutë tregon synimin e atyre që e kanë përgatitur për të krijuar një krizë atje ku nuk nevojitet një krizë, për të krijuar një atmosferë tensioni për të cilin rajoni ynë nuk ka nevojë dhe kjo mund të shmanget duke lejuar vazhdimin e diskutimeve të serioze, të arsyeshme dhe të qeta." Rusia dhe Kina kanë shprehur tashmë rezervat e tyre për projekt-rezolutën, sepse ngre mundësinë e sanksioneve, madje edhe të veprimit ushtarak kundër Iranit si një masë e fundit. |