BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 28 prill 2006 - 19:49 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Irani ka injoruar kërkesat e ndërkombëtarëve
Agjencia e OKB-së për Energjinë Atomike
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Energjinë Atomike tha të premten se Irani nuk i ka përmbushur afatet e dhëna për të ndërprerë pasurimin e uraniumit.

Por raporti i Agjencisë në Vjenë tha se Irani kishte ofruar për të sqaruar të gjitha pyetjet që ngrihen lidhur me programin bërthamor.

Muajin e kaluar, Këshilli i Sigurimit i dha Iranit 30 ditë për të pezulluar aktivitetin bërthamor, për shkak të shqetësimeve ndërkombëtar se ishte duke zhvilluar në mënyrë sekrete armë bërthamore.

Në reagimin e parë pas raportit, presidenti Bush tha se SHBA-ja do të vazhdonte të konsultohej me aleatët për ambiciet bërthamore të Iranit.

Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Bolton tha se besonte se raporti i agjencisë ishte një provë se Irani kishte shpeshtuar përpjekjet për të siguruar armë bërthamore.

Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad, tha gjatë një mitingu në Iran se vendi i tij nuk do t'i kushtojë asnjë vëmendje rezolutave ndërkombëtare që bëjnë thirrje për pezullim të programit bërthamor.

LOKALE
El Baradei paraqet raportin për Iranin
28 prill 2006 | Faqja Kryesore
Diplomatët nuk bien dakort për sanksionet
19 prill 2006 | Faqja Kryesore
Kriza bërthamore diskutohet në Moskë
18 prill 2006 | Faqja Kryesore
Amerika paralajmëron sërish Iranin
14 prill 2006 | Faqja Kryesore
Baradei në Iran për bisedime
13 prill 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>