BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 13 prill 2006 - 06:15 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Baradei në Iran për bisedime
El Baradei, drejtor i agjencisë ndërkombëtare të energjisë atomike
Baradei do të bisedojë për ndërtimin e masave të besimit
Kreu i agjencisë atomike të OKB, Mohammed El Baradei, ka arritur në Iran për bisedime mbi programin bërthamor të Iranit.

Zoti El Baradei tha se shpresonte të diskutonte ndërtimin e masave të besimit me udhëheqjen iraniane dhe t'i bindte ata që të pezullojnë aktivitetet pasuruese të uraniumit në të njëjtën linjë me një kërkesë të OKB-së.

"Qëllimi i vizitës time këtu është të konsultohem me autoritetet iraniane mbi mënyrat dhe mjetet për të gjetur një bashkëpunim më aktiv midis republikës islamiste të Iranit dhe Agjencisë së Energjisë Atomike Bërthamore me qëllim ecjen përpara dhe sqarimin e disa çështjeve të mbetura që kanë të bëjnë me natyrën e programit bërthamor iranian. Gjithashtu do të diskutoj atë se si të sjellim Iranin në linjë me kërkesat ndërkombëtare që Irani të ndërmarrë masa që ndërtojnë besim duke përfshirë aktivitetet pezulluese të pasurimit dhe ripërpunimit derisa të krijohet besimi dhe çështjet të sqarohen."

Kreu i programit bërthamor të Iranit, Ghulam Reza Aghazadeh, tha në televizonin shtetëror se e vetmja rrugë përpara për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ishte nëpërmjet negociatave.

Më herët, sekretarja amerikane e shtetit, Condolezza Rice i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të ndërmarrë masa të forta për të ruajtur kredibilitetin e komunitetit ndërkombëtar.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>